Kurbin/ Përpunonte inertet që merrte pas gërryerjes së lumit Mat, arrestohet pronari i subjektit dhe gjobitet me 2 mln lekë (EMRI)

Kurbin- Një 48 vjeçar nga fshati Gjormë, Kurbin është arrestuar në flagrancë pasi gërryente shtratin e lumit Mat dhe merrte inerte.

Përparim Kurti po ashtu u gjobit edhe me 2 milionë lekë. 

Ndërkohë raportohet se punonjësit që merreshin me këtë punë ishin të paregjistruar.

Gjatë kontrolleve të kryera blutë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 mjete të rënda (1 kamionë, 2 ekskavatorë) që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.  

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i kontrolleve dhe patrullimeve të vazhdueshme, të mbështetura te puna e inteligjencës policore dhe që kryhen në të gjithë territorin, me fokus prandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me IKMT Lezhë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Riverside”.

Gjatë operacionit, në Milot, është ushtruar kontroll në një subjekt për përpunimin e inerteve, në pronësi të shtetasit P. K. Nga verifikimet e kryera rezultoi se veprimtaria në këtë subjekt kryhej në kundërshtim me ligjin, sepse përveç se dëmtonte mjedisin, kryhej pa dokumentacionin përkatës, punonjësit ishin të paregjistruar dhe fshiheshin të ardhurat e përfituara. 

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 mjete të rënda (1 kamionë, 2 ekskavatorë) që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.  

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u arrestua në flagrancë pronari i këtij subjekti, shtetasi P. K., 48 vjeç, banues në fshatin Gjormë, Kurbin.  

Gjithashtu, iu vendos masa administrative 2 000 000 lekë, për veprimtarinë e kundërligjshme në këtë subjekt.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?