KURBIN - Tre persona janë arrestuar në flagrancë nga policia e Kurbinit pasi u kapën duke vjedhr 250 litra naftë. Në prangat e policisë kanë rënë Nezir Koçja 21 vjeç, Blerim Tema 35 vjeç dhe Agustin Lleshaj 32 vjeç, që të tre banues në Fushë-Krujë.
Sipas policisë, tre të rinjtë janë arrestuar pasi u kapën në Perlat me mjetin e tyre tip Ford me targa AA 568 CU me 250 litra naftë të cilën e kishin vjedhur tek antenat e një kompanie telefonike në Kurbnesh.
Materialet në ngarkim ndaj tyre i kaluan Prokurorisë së Kurbinit.
Redaksia Onlin
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com