KURBIN - Policia e Kurbinit ka arrestuar ditën e sotme 50 vjeçarin Deli Alkurtaj të akuzuar dhe të shpallur në kërkim për vrasjen 20 vjeçarit Edmir Hasnezirajn për motive pronësie mbrëmjen e 14 Marsit të këtij viti.
Sipas policisë, pas një operacioni të mirëorganizuar dhe hetimi të kryer nga ana e efektivëve blu është vënë në pranga sot rreth orës 13:10 autori i vrasjes.
Menjëherë pas krimit, 50 vjeçari ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Ngjarja ndodhi në një zonë të pyllëzuar në fshatin Vernac të Kurbinit ku një konflikt për motive pronësie degjeneroi deri në përdorimin e armëve të zjarrit, duke i shkaktuar edhe vdekjen 20 vjeçarit Hasneziraj.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Kurbin, konfliktohen për pronën 20-vjeçari vritet me 20 plumba