KURBIN-Vritet me armë zjarri një 60-vjeçar në fshatin Ndrojë, Kurbin arrestohet autori Mirash Vukaj, 78 vjeç.
  
Trupi i Zef Dodës është gjetur i pajetë nga forcat policore pas njoftimit se rreth orës 14:00 në Kurbin ka ndodhur një vrasje.
  
Policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur ngjarjen e plotë ndërsa ka arrestuar Mirash Vukajn banues në Kurbin dhe ka sekuestruar armën e krimit. 

Njoftimi i policisë
Kurbin 
Vret një shtetas me armë zjarri , identifikohet dhe arrestohet menjëherë nga policia e Kurbinit 

Me datë 27.04. 2017 , rreth orës 13:59 ,është marrë njoftim se në fshatin Ndrojë në Kurbin ka ndodhur një vrasje. 

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se pas një konflikti për motive të dobëta ka mbetur i vrarë me armë zjarri shtetasi Zef Doda , 62 vjeç , banues në Ndrojë - Kurbin. 

Nga efektivët e Komisariatit të Policisë Kurbin është identifikuar dhe arrestuar në flagrancë autori i dyshuar , shtetasi Mirash Vukaj, 78 vjeç, banues në Kurbin bashkë me armën e krimit. 

Grupi hetimor vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.


[gallery]22010[/gallery]

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com