Konflikti me armë mes demokratëve të Berishës në Kurbin, arrestohet 35-vjeçari! Kërkoi të shtonte në lista votues për primaret, nënkryetari kundërshtoi

LEZHË- Kërkesa për anëtarësime të reja të simpatizantëve me qëllim që të merrnin pjesë në votimet për kandidatët e primareve me 4 dhjetor është bërë shkak i konfliktit i cili u shoqërua edhe më të shtëna me armë zjarri në degën e Rithemelimit në Kurbin. Anëtari i degës së Rithemelimit, Van Rica është arrestuar nga Policia paraditen e sotme, i cili u arratis pas ngjarjes. 

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës gjatë një takimi të kësaj force politike dhe sipas burimeve Van Rica i cili mbështeste kandidatin Edmond Shkoza kishte kërkuar anëtarësimin e disa simpatizantëve, por kjo është kundërshtuar nga nënkryetari i degës së Partisë Demokratike të Rithemelimit Kastriot Marku me pretendimin se kishte përfunduar afati i anëtarësimeve.

Në debat e sipër Van Rica ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në korridoret e zyrave të Partisë Demokratike dhe më pas është larguar, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

53-vjeçari Rica rezulton të jetë punonjës i një policie private në Laç, çka shpjegon edhe pse ai dispononte një armë. Ndaj tij janë ngritur akuzat “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, "Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri pistoletë me të cilën dyshohet të ketë qëlluar anëtari i Partisë Demokratike Van Rica si dhe gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes. Konflikti ndodhi gjatë një takimi të kandidatëve të primareve me kryesinë e Partisë Demokratike në Kurbin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:18
Konflikti me armë për listat në degën e PD-së në Kurbin, Noka për Report Tv: Shihni anën pozitive (VIDEO)

 

Pas konfliktit me armë në degën e PD-së në Kurbin për listat e anëtarësisë që do të votojnë në primare, deputeti Flamuri Noka ka thënë për ReportTv se duhet të shihet vetëm ana pozitive e këtij procesi.

“Shihni përpara, shihni pozitivisht, jo vetëm negativisht”, tha Noka për gazetaren Danjela Maloku.

Ora 09:08
Qëlloi me armë zjarri në selinë e PD pas një sherri me nënkryetarin, arrestohet 53-vjeçari

1669709674_finalprojekt.00065709.Still001.jpg

Anëtari i PD në Kurbin, Van Rrica, i cili qëlloi me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në takimin e demokratëve të Berishës në Kurbin ka rënë në prangat e policisë.

SI.E./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet