Gazeta shqiptaro-amerikane Ilyria Press ka bërë publik zbulimin e armëve serbe në depot ushatrake të militantëve të Shtetit Islamik, duke hedhur dyshime mbi lidhje të dyshimta të serbisë në Lindjen e Mesme.

Tregëtimi ilegal i armatimeve ushtarake vërtetohet nga një dokument shoqërues i një arke armatimesh të ISIS, e gjetur nga kurdët, ku fatura shoqëruese është serbisht dhe armët i përkasin periudhës jugosllave që tani gjenden nën zotërimin serb. Armatimet janë të llojit mortaja 120mm “M-74” të prodhuara në një fabrikë armësh në Serbi. Sipas Ilyria Press, investigimet e ekspertëve të trafikut të armëve dhe sigurisë, mundojnë se ky tregtim nga serbia drejt ISIS mund të kryhet përmes ndërmjetësve.

Zyrtarisht sipas tyre ky ndërmjetës janë Emiratet e Bashkuara Arabe, që kanë investiguar dy miliardë dollarë në vitet e fundit në Serbi dhe kanë interes të veçantë për armët serbe e jugosllave. Jozyrtarisht, i dyshuar si njeriu që organizon tregëtimin e armëve serbe nëpër skajet e Lindjes së Mesme është palestinezi Mohammed Dahlan, lidhjet e të cilit me grupe të ndryshme në rajon mbeten të forta.

Mohammed Dahlan ka bërë gjithashtu investime në Mal të Zi e Serbi dhe është dekoruar nga presidenti Nikoliç me Urdhërin e Flamurit të Serbisë. Ajo çka përbën çudi është fakti sesi shteti i krishterë serb është bërë aleate e interesave arabe në Ballakan e në Lindjen e Mesme.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)