TIRANE- Duke nisur nga nëntori pacientet do kurohen falas edhe ne spitalet private per te paktën 10 paketa shëndetësore. Mes tyre janë analizat dhe ndërhyrjet per zemrën, mëlçinë dhe veshkën. Transplanti për këtë organ numëron edhe kërkesat më të larta, është llogaritur në vlerën 12 mijë euro. Shifra do të mbulohet tërësisht nga fondi i sigurimeve.

Ky fakt u bë i ditur nga ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj gjatë raportimit në komisionin parlamentar të Shëndetësisë. Ndryshimet në ligjin për sigurimet shëndetësore i hapin rrugë edhe nënshkrimit të marrëveshjeve mes Fondit shqiptar të Sigurimeve Shëndetësore dhe institucioneve homologe në vendet të tjera për të ofruar shërbime mjekësore për pacientët në rastet e pamundësive të ofrimit të këtij shërbimi në vend. Pjesë e këtyre rregullimeve ligjore, në  mënyrë të detajuar, do të jenë çështje të tilla, si përcaktimi i rasteve mjekësore që duhet të trajtohen jashtë shtetit, dokumentacioni mjekësor mbështetës, si do të përcaktohet nëse ky shërbim kryhet ose jo në vend, i rregullave për mënyrën si do bëhet përzgjedhja e spitaleve, sa oferta duhet të kemi për çdo rast, si do veprohet në rastet e urgjencave, afatet, dokumentacioni përkatës etj.

Ligji për sigurimet shëndetësore, u miratua ne Komisionin e Shëndetësisë, duke ngjallur edhe debate se si do të bëhet përzgjedhja e spitaleve. Ligji i ri, parashikon për herë të parë që kontributet shëndetësore që ne paguajmë do të kenë vlerë edhe në spitalet publike. Por çdo shërbim, do të kryhet bazuar mbi koston që ka llogaritur shteti dhe jo me, me vlerën që caktonte privati ashtu siç ka funksionuar për dializën deri më tani. Ndryshimi tjetër ligjor, i diskutuar në komisionin parlamentar ksihtë të bëjë edhe me përfshirjen e kategorisë së viktimave të trafikimit tek personat ekonomikisht joaktivë, e cila do të jetë e mbuluar nga sigurimi i detyrueshëm i kujdesit shëndetësor. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 20 Tetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)