Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi nuk do të lejohet të ndjekë nga stadiumi “Elbasan Arena” ndeshjen Shqipëri-Serbi.

Kjo për shkak se kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç vuri kusht mos prezencën e Thaçit për të qenë i pranishëm në Elbasan, raporton "Kurir".

Që prej vendimin të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv u bë e ditur se Vuçiç dhe Rama do të ndiqnin ndeshjen së bashku në stadium. Por, edhe Thaçi kishte konfirmuar se do të ishte pranë tyre në radhët e stadiumit.

Por, tashmë që Vuçciç bëri të ditur se nuk do të udhëtonte për në Shqipëri nëse edhe Thaçi do të ishte prezent, Rama mesa duket ka zgjedhur t’i mbyllë derën zv.kryeministrit të Kosovës.

Pavarësisht kësaj, Vuçiç nga ana tjetër ende nuk e ka konfirmuar nëse do të jetë i pranishëm në stadium.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)