Drejtësia italiane dhe gjykata penale në Romë dënon mjekun Tullio Simoncini me 5 vite heqje lirie dhe 7 mijë euro. Dënimi ndaj Simoncinit është dhënë për mjekim të pakujdesshëm dhe shkaktim vdekje, ndërsa ky mjek u bë i njohur dhe në Shqipëri.
/Shqiptarja.com
Kjo pasi ai pacientët e huaj kryesisht italian i mjekonte në Shqipëri dhe sëmundjen e kancerit ai ja luftonte me sodë buke. Këtë kurim Simoncini e reklamonte dhe në media të ndryshme dhe protale ndërsa disa kohë ai u mbajt me masën bllokim pasaporte dhe nga drejtësia shqiptare.
Ky dënim është i dyti ndaj Simoncinios ndërsa më parë ai është dënuar me gjobë dhe nga drejtësia shqiptare. Një ndër pacientët familjarët e të cilit denoncuan Simoncinin ishte familja Luca Ollivotos e 27-vjeçarit nga Catania, që humbi jetën pasi u kurua me sodë buke në tiranë nga Simoncini.
d.c./shqiptarja.com










