Kurorëzimi i Papës, Thaçi-Nikoliç
Shtrëngim duarsh në Vatikan

Kurorëzimi i Papës, Thaçi-Nikoliç <br />Shtrëngim duarsh në Vatikan
Kryeministri Hashim Thaçi është takuar me Presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliç, në margjina të ceremonisë së inaugurimit të Papës së ri, Françeskut I, thonë burime të Gazetës Express.
Takimi duket se është mundësuar nga diplomacia amerikane, pasi që si Thaçi ashtu edhe Nikoliç takuan mbrëmë në Romë Zëvendëspresidentin e SHBA-së, Joe Biden.

Në këtë takim, Biden inkurajojë palët që të arrijnë marrëveshje për çështjet e mbetura në tavolinën e bisedimeve që po ndërmjetësohen nga Shefja e diplomacisë europiane, Baronesha Catherine Ashton.
Burime të Gazetës Express thonë se takimi nuk ka zgjatur shumë.

“Ai më shumë ka qenë një shtrëngim duarsh, një akt simbolik dhe i vullnetit të mirë të dy liderëve”, ka thënë një zyrtar i afërt me Kryeministrin, në kushte anonimiteti.
Kryeministri Thaçi, ashtu sikurse shumë liderë nga e gjithë bota, ishte i pranishëm sot në ceremoninë e inaugurimit të Papës së ri. Zyra e tij njoftoi se Kryeministri u prit në një audiencë private nga Papa Françesku I.

Kryeministri Hashim Thaçi ka informuar Papën për progresin e arritur në ndërtimin e shtetit të Kosovës. Gjatë kësaj audience, Kryeministri Thaçi i kërkoi Papës njohjen e shtetit të Kosovës nga Vatikani.
Në margjinat e ceremonisë së inaugurimit të Papës Françesku I, mbajtur në Kishën e Shën Pjetrit, kryeministri Hashim Thaçi është takuar edhe me liderë të ndryshëm botëror, që kanë marrë pjesë në këtë ceremoni.

Kryeministri Thaçi është takuar me kancelaren gjermane Angela Merkel, presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Baroso, presidentin e Këshillit Evropian Herman Van Rompuy, presidentin slloven Borut Pahor, presidentin bullgar Rosen Plevneliev, kryeministrin e Francës Jean-Marc Ayrault, kryeministrin e Estonisë Andrus Ansip, kryeministrin e Malit të Zi Milo Gjukanoviq, kryyeminsitrin e Bosnjë dhe Hercegovinës Vjekoslav Bevanda, ministrin e Punëve të Jashtme të Bangladeshit Dipu Moni, ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë Dimitris Avaramopulos, kongresisten Nancy Pelosi

*Marrë nga Gazeta Express

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset