TIRANË - Kryetari i grevës së ish-të përndjekurve politikë Fatmir Hoxha është I kallëzuar në Prokurori nga vetë Shoqata Kombëtare e tyre, për vjedhjen e ndihmave të ardhura nga Gjermania për ish-të përndjekurit.

Nga një dokument të publikuar në media, bëhet e ditur se Shoqata Kombëtare e Ish-Të Përndjekurve Politikë  ka ngritur një kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit të Tiranës në ngarkim të z.Fatmir Hoxha për veprën penale: Vjedhje me shpërdorim detyre, falsifikim dokumentash, shpërdorim detyre zyrtare.

Fatmir Hoxha është në krye të grevës së urisë së ish-të përndjekurve që e kanë organizuar atë pranë Kuvendit të Shqipërisë.

DOKUMENTI I PLOTË, JA PSE KALLËZOHET FATMIR HOXHA

“Ne, Shoqata Kombëtare e ish-Të Përndjekurve Politikë bëjmë kallëzim penal në ngarkimk të z.Fatmir Hoxha për shpërdorim të postit zyrtar, i cili në emër të Shoqatës ka tërhequr ndihma nga shoqatat bamirëse jashtë vendit (Gjermani).

Me mbërritjen e tyre ne vendin tonë, zotëria në fjalë ka filluar shpërdorimin e këtyre ndihmave. Shoqata Kombëtare, me të marrë informacion për shpërdorimin e tyre, u vu në ndjekje të problemit, konkludoi shkelje dhe mori këto masa ndëshkimore”

Pushim nga detyra të z.Fatmir Hoxha

Kallzim Penal në ngarkim të tij sipas Kodit Penal, mbështetur në nenin 248 dhe nenit 134, 135, 186 të këtij Kodi.

Ndaj, kërkojmë nga ana juaj, ndjekjen penale të tij për shuma të mëdha.

Provat shkresore që disponojmë janë:
  • Vendimi si person juridik
  • Ofertë kërkesa (shqip-gjermanisht)
  • Fatura e lëvrimit të ndihmës e shkruar (shqip-gjermanisht)
  • Akti i dhurimit

Fotokopje e gazetës “Liria” datë 12.06.1999 për zërat e mallrave të lëvruar.
Për ndjekjen penale për ta mbuluar me prova të tjera shkresove, do t’i kërkohen institucionit që ka mbuluar. Bashkangjitur po ju dërgojmë të fotokopjuara dokumentat origjinale të arshivuara.

Për Kryesinë e Shoqatës Kombëtare

Kryetari Kurt Kola
Nënkryetari Adem Allçi
Sekretari Tanush Mulleti


padia ndaj fatmir hoxhes
(Faksimile e padisë ndaj Fatmir Hoxhës)

Redaksia online
(Shqiptarja.com)