TIRANE - Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “arrest me Burg” për çiftin Elinela Smaqi e Niko Smaqi. Cifti i bashkëshortëve ka qënë i implikuar në një seri gjobash financiare, duke i kanë marrë 7 milionë lekë një biznesmeni.

Në fillim u pyet Elinela dhe më pas bashkshorti i saj, i cili është qëndron pas hekurave për akuzën e vjedhjes nga viti 2010. Akuza e Prokurorisë është “shtëngim me anë të kaonosjes për dhënie pasurie”. 

Hetimi i Prokurorisë ka filluar në bazë të kallëzimit të bërë nga një biznesmen, pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. 

Niko Smaqi, i dënuar nga gjykata e Tiranës me 4 vite burg për akuzën e “vjedhjes me dhunë”, së bashku me gruan e tij Elinela Smaqi, kanë detyruar me anë të gjobëvënies nga vitit 2010, duke një sasi të konsiderueshme parash një biznesmeni, ku vetëm herën e fundit i kanë marrë 17 milion lekë.

Biznesmeni ka rënë në kurthin e ngritur nga dy bashkshortët, ku është implikuar në një marëdhënie dashurie, me Elinela Smaqi, bashkëshorten e Nikos. Në këtë kohë, Biznesmeni është fotografuar nga i shoqi i Elinelës dhe fotot janë përdorur prej vitit 2010 në formë shantazh dhe presion me qëllim dhënien e shumave financiare.

Burrë e grua, kërcënonin se nëse nuk dorëzoheshin lekët atëherë fotografitë do përfundonin në dorë të gruas dhe fëmijëve të biznesmenit

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)