Kurti bisedon me senatorin Murphy për planin e zbatimit të propozimit të BE-së

Kurti bisedon me senatorin Murphy për planin e zbatimit të propozimit të BE-së

Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se është i gatshëm të vazhdojë diskutimet për planin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Këto deklarata ai i bëri gjatë një bisede telefonike që ka zhvilluar të premten mbrëma me senatorin amerikan, Chris Murphy.

Murphy ishte në mesin e senatorëve që më 2 mars, përmes një deklarate të përbashkët me senatorët e tjerë të Nënkomitetit për Marrëdhënie me Jashtë për Evropën dhe Bashkëpunim Rajonal të Sigurisë, kërkuan nga Kosova dhe Serbia që të pajtohen me planin e zbatimit të Propozimit Evropian - Marrëveshjes drejt normalizimit mes dy vendeve.

Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit të 27 shkurtit në Bruksel, u pajtuan se nuk ka më nevojë për diskutime lidhur me propozimin evropian, që ka mbështetjen edhe të SHBA-së, Gjermanisë, Francës dhe Italisë.

BE-ja më pas tha se palët kanë shprehur gatishmërinë që të punojnë në planin për zbatimin e propozimit evropian, që synon të çojë palët drejtë një marrëveshjeje përfundimtare gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Takimi i radhës mes Kurtit dhe Vuçiqit në kuadër të dialogut do të mbahet më 18 mars në Ohër.

Ky do të jetë një takim ku liderët do të diskutojnë planin e zbatimit që është pjesë integrale e Marrëveshjes mes dy vendeve.

BE-ja dëshiron që në këtë takim palët të pajtohet për një aneks të planit që përfshin një kalendar të qartë se kur duhet të përmbushen të gjitha elementet e saj.

Në propozimin evropian, që është publikuar më 27 shkurt, nuk përmendet decidivisht njohja e ndërsjellë. Megjithatë, në nenin dy të propozimit thuhet se palët duhet të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës. Propozimi përfshin zotimin e palëve për t'i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.

Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 zhvillojnë negociata për të arritur normalizimin e plotë. Megjithatë, palët kanë pikëpamje të ndryshme sa i përket marrëveshjes përfundimtare. Kosova insiston në njohje reciproke, e Serbia në një zgjidhje kompromisi, pa treguar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë./REL

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion