Një ditë pasi palët Kosovë-Serbi dolën sërish nga negociatat pa nënshkrime, kjo gjë ka shkaktuar së fundmi transformimin nga analizë politike në pro dhe kundër qeverisë së Kosovës.
Kjo ishte analiza e politologut, Gurakuq Kuçi në Sot Live në Shqipëri në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu. AI u shpreh se marrëveshja e djeshme ishte thjesht politike dhe jo jurdike, megjithatë kjo është parë si diçka pozitive pasi ky proces është parë efektiv. Ai u shpreh se një ndër hallkat që has Kosova janë deklaratat propagandistike nga ana e presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
“Marrëveshja në Ohër dhe deklarata e djeshme janë politike, jo juridike. Kurti ka propozuar sot vizionin e tij për asociacionin ku bazohet në asociacionin e njëjtë me serbët e Kroacisë. Por Serbia kërkon më tepër. Megjithatë janë palët ndërmjetësuese ato që arrijnë të mesmen e artë. Nuk duhet të thirrem në deklaratat serbe pasi ata bëjnë deklarata propagandistike që konsumohen në mënyra të pakuptimta në mediat e Kosovës. Analiza ka kaluar nga ajo politike në pro dhe kundër qeverisë.”- tha ai.
Kujtojmë se më 2 maj, u zhvillua takimi i radhës për dialogun Kosovë-Serbi mes Kurtit dhe Vuçiçit. ndërkohë Kurti bëri publik sot vizionin e tij për asociacionin.
Në këtë ballafaqim u dakordësua Deklarata për të 1600 të Zhdukur gjatë luftës. Ndërsa nuk u arrit një dakordësi mbi formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës. Të pranishëm në takim ishin edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë Serbi.
G.MO/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Vritet polici në Kosovë, a po reagojnë si duhet ndërkombëtarët ndaj Serbisë
-
Po
22.4%
-
Jo
73.2%
-
Nuk e di
4.3%
Vota total: 994
Lajme të tjera
-
Vrasja e policit në veri, Vuçiç takon ambasadorin rus: Në Kosovë po bëhet spastrim etnik brutal i organizuar nga Albin Kurti
25 Shtator, 11:14
-
Në nder të policit të vrarë, Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara ul flamurin në gjysëmshtizë
25 Shtator, 09:28
-
Manastiri i Banjskës nën kontrollin e policisë, shihen edhe makinat e EULEX-it
25 Shtator, 08:41
-
Analistët amerikanë dënojnë sulmin në veri të Kosovës, të ndarë për hapat e mëtejshëm të perëndimit
25 Shtator, 08:22
-
Vrasja e policit në veri, Kosova sot në ditë zie për nder të Afrim Bunjakut! Kurti: Operacioni vijon! Manastiri i Banjskës nën kontrollin e policisë
25 Shtator, 07:29
-
Lajçak shkruan për dialogun, nuk përmend faktin se sulmuesit e Policisë së Kosovës ishin terroristë serbë
25 Shtator, 07:06
-
Sandër Lleshaj: Kosova nuk është Krimea
24 Shtator, 20:35
-
Ben Andoni: Kinse patriotët, Zveçan dhe ushtria
24 Shtator, 19:58
-
Vrasja e policit në Kosovë, Shala: Sulmuesit dyshohet të jenë pjesë e grupit Wagner! Policia po e merr situatën nën kontroll
24 Shtator, 17:32
-
Vrasja e policit në veri të Kosovës, SHBA e BE, KFOR e EULEX dënojnë sulmin: Të ndalen menjëherë! Ambasadorët e QUINT-it në zyrën e Kurtit
24 Shtator, 15:31
-
Vrasja e policit në veri të Kosovës, Rama: BE të marrë masa për moseskalimin e situatës! Begaj: Akti kriminal! Opozita: Autorët të dalin para drejtësisë
24 Shtator, 09:11
-
Kosovë: 64 për qind e grave besojnë se ka ngacmime seksuale në sektorin privat
22 Shtator, 20:30