Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të ketë sot takim dhe drekë pune me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Njoftimi erdhi nga zyra për informim e qeverisë, e cila konfirmoi se shefi i ekzekutivit udhëtoi sot për Paris. Ky udhëtim dhe ky takim, është i pari për Kurtin pas marrjes së mandatit të tretë si kryeministër.

Nuk ka detaje për agjendën, por të enjten, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke u krenuar se ka informacione ekskluzive për takimin, tha se Kurti do t’i prezantojë dy kërkesa Macronit.

Sipas tij, e para që është që Franca ta kushtëzojë Serbinë të mos përdorë armë kundër shqiptarëve dhe e dyta të mbështesë propozimin që NATO-ja të largohet nga Zona e Sigurisë Tokësore në kufirin me Serbinë dhe që Forcat e Sigurisë së Kosovës ta marrin përsipër këtë detyrë./Kosovapress