Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksnadar Vuçiq janë koordinuar që sot në Kuvendet përkatëse në Prishtinë dhe Beograd të flasin për marrëveshjen.
“Nuk e di a është rastësi apo e sinkronizuar midis presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti, mirëpo në media raportohet që ai është duke e mbajtur një seancë për Kosovën në Parlamentin e Serbisë. Në të njëjtën kohë, kryeministri sot na jep një lajm që Kosovën e fut në një drejtim të ri”, tha Tahiri.
“Qeveria Kurti do ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në vendin tonë. Pra, ky moment, kjo ditë, duket të jetë një koordinim i mirë mes dy liderëve, pra mes kryeministrit tonë dhe presidentit serb, të cilët në të njëjtën ditë, në të njëjtin moment janë duke dhënë këto lajme”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Kuvendi i Kosovës/ Kurti: Pranojmë asociacionin por kam 6 kushte, Serbia të tërheqë letrat e mosnjohjes në 5 vendet e BE! Vuçiç: Përralla








