Kuvendi i Kosovës/ Kurti: Pranojmë asociacionin por kam 6 kushte, Serbia të tërheqë letrat e mosnjohjes në 5 vendet e BE! Vuçiç: Përralla

KOSOVË- Mes shumë refuzimesh, Kryeministri Albin Kurti deklaroi në Kuvendin e Kosovës se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, do të behët, por më parë duhet të plotësohen 6 kushte. Së pari kjo strukturë duhet të jenë në përputhje me kushtetutën dhe ligjet ne fuqi. Kurti tha se asociacioni nuk mund të jetë një etnik.   

“Duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të bartë asnjë pushtet publik apo ekzekutiv dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave, sipas Kushtetutës dhe Ligjit për vetëqeverisje locale. Të drejtat e pakicave kombëtare dhe mekanizmat mbrojtës përkatës duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve, si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane”.” – tha mes tjerash, kryeministri i Kosovës.

Por në “sinkron” me të, ishte edhe Presidenti Vuçiç, Aleksandër Vuçiç duke dhënë llogari në Kuvendin e Beogradit për çështjen e propozimit franko-gjerman, të cilën serbët e opozitës e shohin si përulje ndaj Kosovës dhe mungesë transparence. Teksa në dy kuvendet zhvillohej seancë e jashtëzakonshme për dy kombe që nga ndërkombëtarët garantojnë dialogun, Vuçiç i ka cilësuar kushtet e Kurtit si përralla.

Gjatë diskutimeve për Kosovën, Vuçiç ka thënë se Kurti në fakt "nuk do të formojë Asociacionin".

Në kundërshti me kushtet e Kurtit ka reaguar edhe opozita në Kuvendin e Kosovës, ndonëse kryeministri ka thënë se krerët opozitarë kanë qenë në dijeni për to.

Kryeministri Kurti ka deklaruar se krerët e opozitës kanë qenë në dijeni për këto kushte. Por kreu LDK-së Lumir Abdixhiku, kritikoi kushtin për çarmatosjen e veriut të Kosovës. Abdixhiku tha se kjo nuk është çështje për dialog me Serbinë, por është detyrë e Kurtit dhe organeve të rendit. Ndërsa kryetari i Grupit Parlamentar të PDK hodhi dyshime  nëse ishte rastësi apo sinkronizim mes Kurtit dhe Vuçiç fakti që në kohën kur në Kuvendin e Serbisë po diskutohet për dialogun, kryeministri kosovar jep lajmin për themelimin e Asociacionit. Marrëveshja për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është arritur në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, por ajo nuk është zbatuar kurrë.

6 kushtet e Albin Kurtit: 

  1. Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës;
  2. Nuk mund te jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emri, nuk mund të bartë asnjë pushtet publik;
  3. Duhet të ketë reciprocitet të të drejtave çfarëdo të drejta për serbët në Kosovë duhet të ketë edhe për shqiptarët në Serbi;
  4. Para vendosjes së Asociacionit, duhet të shuhen strukturat ilegale në veri dhe armët ilegale duhet të dorëzohen;
  5. Asociacioni mund të jetë pjesë e marrëveshjes finale vetëm pas njohjes reciproke me ç'rast Serbia t’i ketë pranuar parimet e kartës së OKB-së;
  6. Dhe e fundit, Vuçiçi të tërheq letrat mosnjohjes që ka dërguar ndaj pesë shteteve të Bashkimit Evropian." – tha Kurti.

Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti ka qenë një ndër zërat më kritik sa i takon marrëveshjes së asociacionit.  Marrëveshja për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është arritur në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, por ajo nuk është zbatuar kurrë.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar, më 23 dhjetor të vitit 2015, se parimet e përgjithshme të Asociacionit, të dakorduara po atë vit mes Kosovës dhe Serbisë, nuk ishin tërësisht në përputhje me frymën e Kushtetutës së Kosovës. Kushtetuesja ka thënë se ky asociacion mund të formohet, nëse harmonizohen me Kushtetutën ato parime që nuk janë në harmoni me të.

Serbia, në anën tjetër, këmbëngul që Asociacioni të formohet në bazë të marrëveshjeve të arritura. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar vazhdimisht nga palët që t'i respektojnë të gjitha marrëveshjet e arritura, përfshirë atë për Asociacionin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:42
Kurti kompromis për asocacionin, deputeti i Vetëvendosjes: Kundër ndarjes së Kosovës në baza etnike

1675338174_rrse.JPG

Duke folur për kërkesën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, u tha partive opozitare që të qëndrojnë “bashkë dhe unik për Kosovën, pavarësisht gjithçkaje që kërkohet.

Ai u është drejtuar deputetëve opozitarë duke i pyetur nëse janë për themelimin e Asociacionit.

“A na tregoni ju a jeni për ‘Zajednicën’ [Asociacionin]? Jo çka po thotë Serbia, jo çka po thonë e kërkojnë negociatorët, por a e doni ju për Kosovën tonë, tash dhe në të ardhmen, Zajednicën e presidentit serb [Aleksandar] Vuçiqit? Kjo është pyetja”.

“A duam të jemi bashkë dhe unik për Kosovën, pavarësisht gjithçkaje që në kërkohet. Le të qëndrojmë bashkë: Jo Zajednicës, jo Vuçiqit brenda Kosovës dhe jo ndarjes së Kosovës në baza etnike”, tha ai.

Dje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se themelimi i "Asociacionit njëetnik në Kosovën me Kushtetutë shumetnike nuk është i mundshëm”.

Ora 11:54
Kurti kompromis për asociacionin, opozita: Je në sinkron me Vuçiçin, po koordinohesh me kuvendin që po bëhet në Serbi

1675335324_fhf.JPG

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksnadar Vuçiq janë koordinuar që sot në Kuvendet përkatëse në Prishtinë dhe Beograd të flasin për marrëveshjen.

“Nuk e di a është rastësi apo e sinkronizuar midis presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti, mirëpo në media raportohet që ai është duke e mbajtur një seancë për Kosovën në Parlamentin e Serbisë. Në të njëjtën kohë, kryeministri sot na jep një lajm që Kosovën e fut në një drejtim të ri”, tha Tahiri.

“Qeveria Kurti do ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në vendin tonë. Pra, ky moment, kjo ditë, duket të jetë një koordinim i mirë mes dy liderëve, pra mes kryeministrit tonë dhe presidentit serb, të cilët në të njëjtën ditë, në të njëjtin moment janë duke dhënë këto lajme”, tha ai.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ARBER: 02/02/2023 11:51

    Kembe kembe po i afrohet dorzimit.. Asocacioni nje etnik eshte koka e Kosoves ne gijotine!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë