Kurti:Kundërshtarët e Vetëvendosje!
janë kundërshtarë të Kosovës

Kurti:Kundërshtarët e Vetëvendosje!<br />janë kundërshtarë të Kosovës
PRISHTINË - Lëvizja Vetëvendosje ka nominuar kandidat për kryetar të komunës së Artanës, Zekë Zekën. Drejtuesit e këtij subjekti politik kanë kërkuar që të ndihmojnë dhe të punojnë që Zeka të vijë në krye të kësaj komune për të instaluar programin e këtij subjekti politik. Qytetarëve të kësaj komune u është premtuar kthimi i dëmit që i ka shkaktuar procesi i decentralizimit.
 
Lideri i kësaj lëvizje, Albin Kurti ka thënë se të gjitha këto vlera të gjitha këto synime të Vetëvendosje do përkthehen alternativë e tyre qeverisëse në Artanë.
 
Kurti ka shtuar se ky kombinim është një kombinim fitues për Lëvizjen Vetëvendosje dhe për popullsinë e Artanës.
 
“Duhet që të punojmë maksimalisht për çdo ditë, për çdo javë edhe pas 3 nëntorit të ndihmojmë Zekë Zekën që të fitojë këtu. Nuk mjafton të kemi alternativën më të mirë e programin më të drejtë, duhet të punojmë e të angazhohemi edhe më shumë sesa kundërshtarët tanë, që pothuajse gjithmonë e gjithkund janë edhe kundërshtarë edhe të këtij vendi dhe këtij populli”, ka theksuar Kurti, transmeton KP.
 
Artana është ndëshkuar edhe në aspektin ekonomik me moszhvillim, por edhe në aspektin politik me decentralizimin mbi baza etnike, që sipas Kurtit ka pasur për qëllim zgjerimin e territorit për të ndryshuar përbërjen demografike të popullsisë.
 
Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje është i vetmi subjekt që mund të kthejë mbrapshtë dëmin që ka shkaktuar decentralizimi etnik.
 
Kurti ka thënë se është e padrejtë ajo çfarë i është bërë komunës së Artanës, pasi siç ka thënë ai, Artana meriton më shumë për shkak të lashtësisë së saj.
 
Ndërsa kandidati për kryetar të komunës, Zekë Zeka tha se personalizimi i pushtetit dhe institucioneve publike bashkë me korrupsionin dhe tenderomaninë, trajtimin jo të drejtë dhe jo të barabartë të banorëve të Artanës tregon se këta pushtetarë nuk janë në shërbim të qytetarëve.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024