Kurti letër Zelenskyt: Jemi popuj që ngjajmë shumë, Perëndimi do ju vijë në ndihmë sikurse neve dikur! Serbia ende po përpiqet të na cenojë sovranitetin

Kurti letër Zelenskyt: Jemi popuj që ngjajmë shumë, Perëndimi do ju vijë në ndihmë sikurse neve dikur! Serbia ende po përpiqet të na cenojë sovranitetin

Kurti dhe Zelenksy

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar një letër presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky në kuadër të një vjetorit të rezistencës së Ukrainës nga agresioni rus.

Përmes kësaj letre Kurti shkroi se edhe pse jemi dy popuj gjeografikisht larg, historit janë të ngjashme.

Më tej Kurti është shprehur se Kosova dhe Ukraina janë dy popuj që kemi humbur shumë nga qytetarët për shkak të planeve imperialiste dhe tokë grabitëse të shteteve fqinje.

“Ne jemi dy popuj që kanë humbur shumë nga qytetarët tanë më të mirë për shkak të planeve imperialiste dhe tokëgrabitëse të shteteve fqinje. Edhe pse jemi gjeografikisht të largët, me popuj me madhësi shumë të ndryshme, historitë tona përkatëse të shekullit të shkuar dhe të sotmit, kanë një ngjashmëri të dukshme. Në këtë ngjashmëri historike rrugët tona kryqëzohen.” – ka shkruar Kurti.

Kreu i qeverisë së Ksoovës shkroi sesi përpara 23 viteve SHBA dhe fuqitë Perëndimore demorkatike u bënë bashkë për të ndalur gjenocidin serb në popullin e Kosovës, shtet i cili aktualisht nuk e ka sanksionuar Rusinë për aktet në Ukrainë.

Ndër të tjera ai siguroi Zelenskyn se NATO do i vijë në ndihmë Ukrainës, ashtu siç dikur i erdhi Kosovës.

 “Para 23 vitesh ne bëmë rezistencën tonë dhe NATO na ndihmoi për të mbyllur ciklin gjenocidal të Serbisë. 19 shtete demokratike u bënë bashkë për të ndalur gjenocidin e Serbisë kundër popullit tonë. Tani ju jeni në frontin e një lufte të re që duhet t’i japë fund gjenocidit të Rusisë kundër popullit tuaj, si dhe t’u japë fund përpjekjeve të saj imperialiste për të marrë territorin tuaj. Dhe përsëri demokracitë, shtete anëtare të NATOs, po ju mbështetin ju, ashtu siç na mbështetën ne.” – ka shkruar Kurti.

Kryeministri i Kosovës ka shkruar se Serbia ende mban një dëshirë të mbuluar hollë për të minuar sovranitetin e Kosovës dhe për të marrë shtëpitë tona.

“Këto vlera janë po ashtu në rrezik në rajonin tonë: Aleati kryesor i Rusisë në Ballkan, fqinja jonë veri-verilindore Serbia, mban ende një dëshirë të mbuluar hollë për të minuar sovranitetin tonë dhe për të marrë shtëpitë tona. Prandaj, në një kuptim shumë real, qëllimi juaj është qëllimi ynë; beteja juaj është beteja jonë.” - ishin fjalët e kryeministrit.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Enkel Demi dhe Mesila Doda martojnë djalin, dalin pamjet nga dasma

VIDEO/ Enkel Demi dhe Mesila Doda martojnë djalin, dalin pamjet nga dasma