Kurti: NATO përgjegjëse
për sigurinë, të ndërhyjë

Kurti: NATO përgjegjëse <br />për sigurinë, të ndërhyjë
PRISHTINE – NATO është ende përgjegjëse për sigurinë në Kosovë ndaj lideri i lëvizjes Vetëvendosje i ka kërkuar sekretarit të saj të Përgjithshëm, Anders Fogh Rasmussen, që të marri masa të menjëhershme për të parandaluar incidente të tjera në veri të vendit.

“KFOR është akoma përgjegjës për ofrimin e një mjedisi të sigurtë për të gjithë popullin e Kosovës. Prandaj me anë të kësaj letre ju kërkoj që të merrni masa të menjëhershme për t’i vendosur forcat e KFOR-it për të parandaluar incidentet e mëtutjeshme që mund të ndodhin. Është jetike të veprohet tani, për të ofruar siguri për të gjithë, dhe për të bërë të mundur që Kosova të jetë një shtet i së drejtës”, shkruan Albin Kurti në letrën dërguar shefit të NATO-s.

Sipas tij, “strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë nuk duhet të lejohen që të lënë akoma jetimë në Mitrovicë apo kudo tjetër në Kosovë”.

Kurti shpjegon se “strategjia e hapur e strukturave kriminale e të paligjshme për të spastruar veriun nga popullsia joserbe vetëm sa është inkurajuar nga heshtja dhe mosveprimi i institucioneve përgjegjëse të sigurisë në Republikën e Kosovës”, ndaj dhe për këtë i ka kërkuar NATO-s që të marrë nën kontroll situatën.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi