Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës. Gjatë fjalimit të tij ai ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë dhe marrëdhënien me Serbinë, duke e cilësuar 'jo të mirë'. Ai gjithashtu ka theksuar rëndësinë e presionit ndaj Beogradit për nënshkrimin e marrëveshjes.
“Në Bruksel ne kemi arritur marrëveshjen, ne kemi shtuar aneksin e zbatimit në Ohër, por atëherë Serbia refuzoi të nënshkruajë, dhe kemi pasur sulme kundër ushtarëve të KFOR-it, pastaj rrëmbimin e policëve të Kosovës, dhe sulmin më pas ku u vra rreshteri ynë. Eskalimi ka ndodhur përkundër marrëveshjes, e cila nuk ishte nënshkruar. Serbia është fqinji ynë më i madh, kufiri është rreth 300 kilometër, kjo përben rrezik për sigurinë, duhet më shumë presion ndaj Beogradit për marrëveshje”, tha Kurti.
Kurti tha se nënshkrimi i njohjes de-facto është hapi parë dhe më i rëndësishëm. Në fjalimin e tij, kryeministri Kurti gjithashtu deklaroi se ka pasur zhvillim ekonomik dhe se Kosova nuk është vend i madh, por është shembull i mirë.
“Të gjithë ne kemi nevojë për rritje ekonomike. Më duhet të përmendi tri sfidat kryesore që kanë ndodhur, e para kërcënimet e sigurisë, e dyta pabarazia shoqërorë dhe e treta ndryshimet klimatike. Gjatë këtyre viteve sa jam në pushtet, ia kemi dalur të shtojmë çdo vit nga 1milion euro ekonomisë tonë”, tha Kurti
Kryeministri Kurti gjithashtu tha se rritja ekonomike ka qenë 10%.
“Gjithashtu, inflacioni ka rënë këtë vit, në janar ishte 12 %, dhe ka rënë në muajin e kaluar në 3.3 %", tha Kurti.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.7%
-
Jo
62.3%
-
Deri diku
6%
Vota total: 2836
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Po përgatisim ekspozitën e re të Isa Boletinit’, stërnipi i tij për Report Tv: Foto historike dhe fakte të papublikuara më parë
29 Nëntor, 17:20
-
SHBA/ 27- vjeçarja shqiptare vret me armë burrin dhe më pas veten në banesën e tyre! Motra e 34-vjeçarit: Ajo tradhtoi dashurinë dhe besimin e tij
29 Nëntor, 16:37
-
'Kurti po sfidon flamurin e shtetit me atë të kombëtar!' Deputeti i PDK-së: Bashkë me Osmanin pjesë e një agjende të dëmshme!
29 Nëntor, 14:27
-
Gjykata e Hagës urdhëron ish pjesëtarin e UÇK-së t’u paguajë 208 mijë euro viktimave të tij
29 Nëntor, 12:51
-
Sot një vit nga vrasja e Liridona Ademajt! Çfarë dihet për krimin makabër, autorët ende pa aktakuzë
29 Nëntor, 12:41
-
Kosovë/ Sulmohet me granatë dore ndërtesa e Komunës së Zveçanit, dëmtohen dhe 4 makina! Tre ditë më parë u sulmua stacioni policor
29 Nëntor, 08:51
-
Kurti lavdëron jetëgjatësinë e qeverisë së tij, por kritikët vënë në dyshim rezultatet
29 Nëntor, 08:23
-
'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur
28 Nëntor, 22:45
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Festa e Pavarësisë/ Shkrihen 'akujt', Rama dhe Kurti qëndrojnë krah për krah në Vlorë dhe të qeshur (VIDEO)
28 Nëntor, 19:40
-
Linja e mendimit e disa 'intelektualëve' italianë që ndërhyrjen e Nato-s në Kosovë vazhdojnë ta trajtojnë si agresion ndaj Serbisë!
28 Nëntor, 15:15
-
'Kosova është Serbi', autorët e mbishkrimit, pjesëtarë të ushtrisë në Mal të Zi
28 Nëntor, 13:06