Kurti: Pa njohje reciproke me Serbinë, nuk mund të ketë normalizim të plotë të raporteve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë nuk është i mundur pa arritur një marrëveshje finale të njohjes reciproke mes dy vendeve.

Në një deklaratë për mediat e Kosovës, Kurti u shpreh se edhe zyrtarët evropianë dhe amerikanë kanë pranuar se njohja duhet të jetë pjesë e marrëveshjes finale.

“Procesi i bisedimeve nuk ka filluar ende, duhet të ketë takim të nivelit të lartë që ftohet nga përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, dhe nga bisedimet mandej shohim se çka e kur. Por, normalizim të plotë të marrëdhënieve pa njohje reciproke në qendër nuk mund të ketë. Pra, në çdo takim që kemi pasur me partnerët tanë evropianë dhe amerikanë, e pranojnë se normalizimi dhe njohja nuk mund të çahen e ndahen prej njëri-tjetrit”- tha Kurti.

Kurti u pyet edhe për letrën e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, drejtuar Serbisë, përmes së cilës ai tha se Kosova dhe Serbia duhet “të bëjnë kompromise të vështira”. Ai theksoi se pavarësisht çështjeve të tjera që diskutohen ajo e njohjes reciproke është në qendër.

“Besoj që SHBA-ja vazhdon të jetë partnerja, mikja dhe aleatja jonë kryesore në shtetëndërtimin demokratik, në zhvillimin ekonomik dhe në normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, që duhet ta ketë në qendër njohjen reciproke. Natyrisht që do të ketë edhe çështje të tjera në atë marrëveshje, përveç njohjes reciproke, por ajo është në qendër”- u shpreh kryeministri i Kosovës.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

I veshur me të zeza dhe i pa maskuar! Kamerat kapën autorin e atentatit me 3 të vrarë në Memaliaj! U tha diçka viktimave para se t’i ekzekutonte

I veshur me të zeza dhe i pa maskuar! Kamerat kapën autorin e atentatit me 3 të vrarë në Memaliaj! U tha diçka viktimave para se t’i ekzekutonte