Kurti për takimin që do mbahet në Ohër: Po përgatitemi për marrëveshjen! Isha gati të nënshkruaja në Bruksel, Vuçiç nuk pranoi

Kurti për takimin që do mbahet në Ohër: Po përgatitemi për marrëveshjen! Isha gati të nënshkruaja në Bruksel, Vuçiç nuk pranoi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur mbi takimin që pritet të mbahet në Ohër me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç në 18 mars. Kurti tha për mediat e Kosovës se përgatitjet po vazhdonin me qëllimin për të qenë efikase dhe gjithëpërfshirëse.

“Do të vazhdojmë përgatitjet për takimin e 18 marsit dhe të shohim se si do të mund t’ia bashkëngjisim propozimit edhe planin e mirëfilltë të zbatimit që duhet të karakterizohet nga gjithpërfshirja edhe efikasiteti”- u shpreh Kurti.

Kurti më tej, zbuloi edhe detaje nga takimi i 27 shkurtit me Vuçiç në Bruksel, duke zbuluar se kishte qenë i gatshëm të nënshkruante marëveshjen edhe në 27 shkurt por presidenti i Serbisë, nuk kishte pranuar.

Ai tha se fakti që nuk u nënshkrua marrëveshja në Brsukel është dëm por tha se për këtë gjë duhej pyetur Vuçiç dhe ndërmjetësuesit.

 “Unë isha i gatshëm të nënshkruaj kur ishim në Bruksel, andaj ju e kuptoni që për marrëveshje duhen dy palë. Është dëm që teksti i dakorduar tashmë nuk është nënshkruar më 27 shkurt. Pse s’ka nënshkrime, besoj përgjigjen duhet ta kërkoni tek të tjerët”, ka theksuar Kurti.

Kreu i ekzekutivit në Kosovë, nuk ka zbuluar detaje të tjera rreth marrëveshjes të cilën pritet të nënshkruajë me Vuçiç. Por deri më tani, dy liderët, kanë rënë dakord për planin franko-gjerman, pavarësisht se ende nuk është nënshkruar. Në takimin e tyre në Bruksel  ata ranë dakord se nuk ka nevojë për diskutime të mëtejme rreth propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre Borrell dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, pritën të hënën në Bruksel udhëheqësit e këtyre dy vendeve.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin