Kurti 'në analizë' para deputetëve të Kuvendit të Kosovës për Ohrin: Asociacioni? S'do ketë etno-nacionalitet si dikur, s'mund t’i shmang traktatet ndërkombëtare

KOSOVË- Një ditë pasi zbuli se në planin evropian përfshihej asociacioni, kryeministri i Kosovës ka dhënë llogari përpara deputetëve për marrëveshjen e Ohrit më 18 mars. Ai u shpreh se nuk mund t’i shmanget trakteve ndërkombëtare të propozuara nga ndërmjetësuesit evropian.  

Në seancë pati tensione, debate të ashpra, por edhe fjalor të rëndë fyes ndaj kryeministrit Kurti. Krerët e Grupeve parlamentare janë shprehur se në fakt Kurti ka bërë regres dhe se pajtimi i Kosovës dhe Serbisë në Ohër nuk mund të quhet marrëveshje.

Ai iu përgjigj kritikave të opozitës në lidhje me pikën 7 të kësaj marrëveshje që parasheh “sigurimin e një niveli të përshtatshëm të vetë menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”

“Vete menaxhimi nuk është as vetëqeverisje as vetë administrim”, tha Kurti duke i kërkuar deputetëve opozitarë që të mos përdorin “nocione të skajshme”.

Kryeministri Kurti tha para deputetëve se nuk mund t’u shmanget marrëveshjeve Kosovë-Serbi që janë arritur nga qeveritë e kaluara. Në marrëveshjen e arritur më 18 mars në Ohër, specifikohet se të dyja shtetet duhet t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në të kaluarën. Kjo përfshin edhe themelimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe, marrëveshja për të cilën u arrit në vitin 2013 dhe u specifikua në vitin 2015. Kjo marrëveshje që nuk u zbatua asnjëherë deri më tani, ishte kundërshtuar ashpër nga Kurti edhe gjatë kohës sa ishte në opozitë.

“Aleatët tanë na kujtojnë që marrëveshjet janë arritur në mes qeverive të shteteve tona, me detyrime të qëndrueshme edhe kur qeveritë ndryshojnë. Nëse duam të trajtohemi si shtet dhe të njihemi si një i tillë unë nuk mund t’i shmang detyrimet nga traktatet ndërkombëtare që ne lidhim”, tha ai.

Më tej Kurti ritheksoi se do të angazhohet që nuk do të ketë një pushtet ekzekutiv në mes të nivelit qendror e lokal në Kosovë, përmes këtij asociacioni. Ai u shpreh se do të mbështetet në Konventën Evropiane për të drejtat e njeriut për çdo lëvizje që do bëjnë.

“Çdo gjë do ta konsiderojmë nga prizmi i Kushtetutës sonë, i ligjshmërisë sonë. Ne do të mbështetemi vetëm te Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut.”, tha ai.

Më 18 mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Kurti dhe Vuçiç pas më se 10 orësh bisedime, arritën marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian. Ndërmjetësues të takimit ishin diplomatët evropianë, Josep Borrell dhe Mirosllav Lajçak. Në cilësinë e vëzhguesit ishte i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Në Ohër, palët u pajtuan për aneksin e zbatimit të një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Kurti dhe Vuçiq e kanë pranuar në parim propozimin e BE-së gjatë një takimi në Bruksel, më 27 shkurt. Propozimi i BE-së nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i njohin dokumentet e njëra-tjetrës, si: pasaportat, diplomat dhe targat e makinave. SHBA-ja e ka mbështetur propozimin e BE-së, i cili më herët është njohur edhe si plani franko-gjerman.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:38
Aksion simbolik në Kosovë, partia opozitare shkruan 'mesazhin' mbi makinën e kryetarit të Kuvendit

Përmes një aksioni politik, Partia Socialdemokrate në Kosovë, ka akuzuar kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjuca për qëndrimet e tij politike. Anëtarët e kësaj partie joparlamentare, në njërën prej makinave të kryetarit të Kuvendit kanë shkruar me “edhe ksi, edhe asi”, duke iu referuar paqartësisë së veprimeve politike të kryeparlamentarit.

“Ky është Glauku i shpërfytyruar”. Edhe ksi edhe asi: kjo është parulla që kemi shkruar në njërin nga xhipat e Glauk Konjufcës. Kështu lexohen qëndrimet e tij. Pasi ta dëgjosh deklarimin, përmbyse atë dhe kështu del e vërteta e tij. Ky është Glauku i shpërfytyruar”, ka shkruar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Ora 13:51
Ish presidenti i Kosovës mesazh për marrëveshjen e Ohrit: Dy shtetet kanë nevojë për qetësi, Shqipëria duhet ta ketë prioritet këtë çështje

 

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka dhënë një takim nga Shkodra.  Në një takim me student të fakultetit të Drejtësisë deklaroi se mbështet marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë ende të panënshkruar nga kryeministri Kurti dhe presidenti Aleksandër Vuçiç.

“Dy shtetet kanë nevojë për qetësi”, tha ish-Presidenti Sejdiu dhe se kjo marrëveshje nuk nënkupton aspak rikthimin e Kosovës pranë Serbisë sepse SHBA dhe BE janë garantues të kësaj marrëveshje. Pavarësisht se marrëveshja e Ohrit nuk është nënshkruar ende, Sejdiu u shpreh në sytë e përfaqësuesit të lartë të BE Josef Borrel, Kurti dhe Vuçiç parimisht kanë rënë dakord.

Ish-Presidenti Sejdiu kundërshtoi deklaratën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se teksti i marrëveshjes me Serbinë është më i miri duke thënë se tekst më të mirë se deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk ka. Sa i përket tentativave dhe akuzave politike se Tirana zyrtare mbështet Presidentin Vuçiç, Sejdiu tha se kjo nuk duhet të ndodh dhe nuk mund të ndodh që Shqipëria të flasë në emër të Kosovës.

Ai thotë ndër të tjera se shans më të mirë për Kosovën sesa ky tekst.

‘Shqipëria dhe Kosova duhet te bashkëpunojmë bashke me njëra-tjetrën. Nuk harroj asnjëherë vrapimet e ambasadoreve te Shqipërisë për njohjen e Kosovës, ishin pjese e një motori plus. Serbia ka bere përpjekje qe te izoloje Shqipërinë nga interesimi për Kosovën dhe ta anashkaloje Kosovën për te bere bisedime me Shqipërinë për Kosovën, nuk mundet. Askush nuk mund te ketë vullnetin ta ndihmoje Serbinë për shkaqe te Kosovës. Zgjedhja e Kosovës se Pavarur është zgjedhje racionale e kohës. Ndihem krenar kur shosh futbolliste apo artiste si Dua Lipa apo Rita Ora.’- tha ai.

Ora 13:30
Borrell për Marrëveshjen e Ohrit të Kosovës dhe Serbisë: Çdo mëdyshje është e kotë

1679413198_49448596605.jpg

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, tha sot se çdo përpjekje për ta vënë në dyshim Marrëveshjen e Ohrit është e kotë

Borrelli në një deklaratë për media, para fillimit të Samiti të Liderëve të BE-së, tha se palët kanë rënë dakord, marrëveshja duhet të zbatohet dhe nuk ka vend për të vënë në mëdyshje.

“Do të flas për takimin e Ohrit dhe marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dhe më lejoni të them se çdo përpjekje për të vënë në dyshim marrëveshjen është e kotë. Marrëveshja është rënë dakord, duhet të zbatohet dhe nuk ka vend për ta vënë në mëdyshje…”, tha Borrelli para nisjes së Samitit të Liderëve të BE-së.

Ora 13:12
Ky është deputeti që shpërtheu në të shara në Kuvendin e Kosovës! Kurti e shpërfill me buzëqeshje

1679574452_ng.JPG

Një sharje është dëgjuar në seancën e sotme të Kuvendit ku po diskutohet për marrëveshjen e arritur në Ohër.

“Phuu ta q*** tradhtarin e nanës”…u tha gjatë seancës ku Kryeministri Kurti po raporton rreth Marrëveshjes se Ohrit.

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, thotë se kjo u tha nga deputeti i LDK-së, Kujtim Shala.

Ora 13:09
‘Phy të q**** tradhtarin e nans’, debat i fortë në Kuvendin e Kosovës për marrëveshjen me Serbinë! Deputetët shajnë me fjalor rruge

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është ballafaquar në Kuvend me opozitën e cila e ka kritikuar për marrëveshjen e Ohrit. Kurti u shpreh se ”Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku po iu duken sikur të jenë aktivistë të dorëhequr të Lëvizjes Vetëvendosje“.

Seanca vijoi me tension. Gjatë debatit ku po diskutohet rreth marrëveshjes së Ohrit është dëgjuar live një sharje, por nuk kuptohet se kush.

“Q*** tradhtarin e nanës”…. u dëgjua të thuhet pasi kryetari i PDK-së përfundoi fjalën e tij në foltore.

 

Ora 12:03
Marrëveshja e Ohrit, opozita kritika Kurtit: E pamjaftueshme për Kosovën, nenet thjesht lehtësojnë kryeministrin të japë deklarata politike

1679570268_64001679570104xkrasniqi989.jpg

Opozita ka kritikuar Kurtin për marrëveshjen e Ohrit të arrirë me Serbinë. Kreu i PDK, Memli Krasniqi e cilësoi propozimin evropian pa thelb dhe shterpë, një mundësi që Kurti të bëjë deklarata politike

“Kjo marrëveshje është e pamjaftueshme për Kosovën. Dëmet potenciale janë të shumta. Më shumë ngre pikëpyetje sesa ngre përgjigje. Shumica e neneve janë deklarata politike sesa kontratë. Obligimet që i vendosen Kosovës, fjalë të mira të stilit evropian duket se i kemi pasur, por edhe do i kemi. Këto janë thjesht lehtësime që Kurti të dalë këtu të thotë, do na njohë Serbia dokumentet dhe diplomat... Ironia më e madhe ne një njeriu që gjithë jetën e tij politike ja ka kushtuar retorikës për vetëvendosje dhe nuk vendos.”- tha Kurti.

Ora 11:40
Plani evropian përfshinte edhe asociacionin, Kurti llogari para Kuvendit të Kosovës: S’ka etnonacionalitet si dikur, shmangëm një Bosnjë të dytë

1679568118_fsghe.JPG

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se ka marrëveshje edhe pse nuk ka nënshkrim. Sepse ka qenë Serbia ajo që nuk donte ta nënshkruante. Kurti foli edhe për deklaratën ‘suprizë’ të bërë dje ku tha se asociacioni bën pjesë në propozimin evropian të diskutuar në Bruksel dhe Ohër. Kurti theksoi se asociacioni dallon nga ai i miratuar në vitin 2013, përkundrazi shmangën qartësisht në Republika Srpska të dytë. Kurti tha se nuk ekziston filozofia e së kaluarës, por mbështetja në konventën evropiane të të drejtave të njeriut. Kurti u shpreh se në Ohër kanë rënë dakord për një marrëveshje që do të vijë si “pjellë” e Konvetës Evropaine për të Drejtat e Njeriut.

“Kosova i ka obligimet e veta ligjore. Kam kundërshtuar disa nga marrëveshjet e së kaluarës. Nëse duam të njihemi dhe të trajtohemi si shtet, smund të shmang detyrimet nga traktatet ndërkombëtare. Pra ka dalë qëndrimi i drejtë i kritikës sonë nga çdo synim nga ana e Serbisë që më herët fatkeqësisht janë aprovuar. Duhet të shkojmë përtej kritikës, tani kemi një dokument të ri në dorë dhe duhet ta shtrytëozjmë. Kjo është armë e rëndësishme për ne që duhet ta shfrytëzojmë. Me të kaluarat kemi ngecur, me këtë mund të bëjmë përpara. Duhet të pengojmë atë që ka ndodhur në Bosnjë. Dhe është për të ardhur keq që ai rast është 4 vjet para vitit 2013. Në vend se ky rast të shfrytëzoj që të parandalohej karakteri monoetnik ai është shpërfillur. Ne kemi rënë dakord për një trup mandat ligjor që do të vijë si rrjedhë e konventës evropiane. E kundërshtojmë me forcë etnonacionalizmin. Është kundër vlerave të qeverisë sonë. Tani duhet të kalojmë nga standardet e Vuçiçit te ato të KiE. Qytetari është thelbi, jo territori.”- tha Kurti në Kuvend.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • SHQIPTARI: 23/03/2023 18:45

    po o Kastrabeu i Kosoves po kur ishe opozite i kishe te gjith gjerat e zgjidhur tani thu nuk mund te mohosh traktatet nderkombetare shko mor cop trapi mer e boji valixhet gati me gjith ate .... presidente e lironi karriget se nuk jeni aty per te treguar perralla

    Përgjigju
  • GOLI: 23/03/2023 14:19

    I BURGOSURI I ÇETNIKEVE-TE BEJE ASOCIACION SHTEPINĒ E VET-PER TOKEN SHQIPETARE AS TE MOS I VAJTIN MENDJA...ZOT I KETYRE TREVAVE ESHTE SHQIPETARI.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja