Kurti: Serbia njeh vetëm presionin

Kurti: Serbia njeh vetëm presionin
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar që Bashkimi Evropian t’i bëjë më tepër presion Serbisë, pasi sipas tij, mënyra se si ajo trajtohet aktualisht, nuk e ndryshon Beogradin.

Këto komente Kurti i bëri të mërkurën në Prishtinë, gjatë takimit me zëvendës drejtorin e përgjithshëm të drejtoratit për zgjerim në Komisionin Evropian, Joost Korte.

Përfaqësuesit e Vetëvendosjes shpalosën qëndrimin e Lëvizjes se pa luftimin e strukturave ilegale të Serbisë në Kosovë nuk mund të ketë integrim të qëndrueshëm institucional e shoqëror të pakicës serbe në Kosovë.

Në takim është diskutuar edhe për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, me theks të veçantë në sfidat e Republikës së Kosovës në rrugën drejt BE-së.

Përfaqësuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! shpalosën qëndrimin e Lëvizjes se pa luftimin e strukturave ilegale të Serbisë në Kosovë nuk mund të ketë integrim të qëndrueshëm institucional e shoqëror të pakicës serbe në Kosovë. 

Po ashtu u diskutua mbi pikëpamjet e secilës palë për rolin e tanishëm të BE-së në Kosovë si dhe mundësitë që ky rol të jetë sa më produktiv dhe i qëlluar. 

Të dyja palët vlerësuan që për të gjitha qëndrimet është e dobishme t’i vazhdojnë debatet e diskutimet edhe në të ardhmen me qëllim të përparimit politik, shoqëror dhe ekonomik në Kosovë. 
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet