Kurti vendos heqjen e tarifës ndaj Serbisë për lëndën e parë

Kurti vendos heqjen e tarifës ndaj Serbisë për lëndën e parë

Qeveria e Kosovës ka hequr tarifën për lëndën e parë ndaj mallrave serbe. Masa për vendosjen e reciprocitetit ishte paralajmëruar më herët nga kryeministri Albin Kurti.

Në një nga pikat e dokumentit të firmosur nga Kurti pas mbledhjes elektronike të mbajtur gjatë ditës së sotme, është heqja 100 për qind e taksës së vendosur nga Qeveria Haradinaj deri më 1 prill 2020 ndaj Serbisë dhe Bosnjë Hersegovinës.

Mësohet se, votimi për heqjen e taksës ditën e sotme është bërë pa pjesëmarrjen e Ministrave të Lidhjes Demokratike e Kosovës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:22
Kurti hoqi taksën e lëndës së parë me Serbinë, Haradinaj: Me këtë ai humbi plotësisht kredibilitetin tek partnerët ndërkombëtar

1584736231_1581507325ramushharadinaj563x360.jpg

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj vendimit të të marrë nga qeveria e Kosovës për heqjen e taksës prej 100 % për lëndën e parë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj thekson se përmes këtij vendimi ka humbur kredibilitetin tek parterët ndërkombëtar, veçantërisht SHBA.

“Të nderuar qytetarë, Qeveria në largim nuk mundi të ikë pa e hequr taksën! Në pikën 1 hiqet taksa për lëndën e parë kurse në pikën 3 të vendimit obligon veten për heqje të plotë të taksës me 1 prill. Me këtë e zhvlerësoi kundërvlerën për marrëveshjen finale dhe e humbi plotësisht kreditin te partnerët ndërkombëtarë, e posaçërisht te SHBA-ja. Ashtu si e kishte fillimin e turpshëm, Qeveria në ikje gjithashtu po largohet me turp “, shkruan Haradinaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 21/03/2020 09:46

    Ky është treguar se nuk është as për politik, dhe as për lop...!

    Përgjigju
  • Kosova: 20/03/2020 21:51

    Tradhtar i kombit

    Përgjigju
  • Turi: 20/03/2020 21:28

    Ik ore trap nuk je per politike je per te prere dru ne pyll

    Përgjigju
    • Fshsbd hdgd: 20/03/2020 21:46

      Fiksss. Dallkauk, fshatar i trashe.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha garantohet

Kushtetuesja tha garantohet "vota parapëlyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive