PRISHTINË - "Zgjedhjet e reja në Kosovë u përmendën si mundësi, por nuk ka bazë kushtetuese", deklaroi sot kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas raundit të gjashtë të sotëm të takimeve të veçanta të liderëve të subjekteve politike parlamentare te Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, në të cilat gjatë pasdites u bisedua për çështjen e ndërtimit më të shpejtë të institucioneve të vendit.
"Është e qartë se po qarkullojnë dy lloj mundësish që u përmendën edhe nga Presidentja. Mundësia e zgjedhjeve të reja është njëra prej tyre", tha Kurti. "Vetëvendosje e ka sërish qëndrimin e njëjtë: jemi të gatshëm për zgjedhje, mirëpo jemi të interesuar që shumica parlamentare ta formojë qeverinë e re dhe ta nxjerrë Kosovën nga kriza politike e socio-ekonomike. Pra, prioritet dhe interesim i yni është që ta formojmë qeverinë", shtoi ai.
"Ne asnjëherë nuk jemi kundër zgjedhjeve, por jemi të vetëdijshëm që në Kosovë nuk ekziston baza kushtetuese dhe ligjore për zgjedhje të reja", theksoi lideri i VV.
Ndërsa, vijoi ai, opsioni i dytë ka të bëjë me kërkesën e Presidentes që ne të japim propozime, që të ketë një lloj marrëveshje. "Edhe ne jemi për dialog e marrëveshje, por në Kuvendin e Republikës", tha Kurti.
Presidentja Jahjaga, sipas zyrës së saj, në biseda me liderët e partive politike parlamentare "përsëriti qëndrimin se zgjidhjet duhet të gjenden brenda kuadrit kushtetues dhe bazuar në vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe theksoi domosdoshmërinë që liderët, duke e vlerësuar seriozitetin e situatës në të cilën gjendet vendi, të ofrojnë zgjidhjet që çojnë drejt ndërtimit të institucioneve, duke kërkuar rrugë që shmangin përsëritjen e zgjedhjeve"./ATSH/
/Shqiptarja.com