Kusari-Lila: Kosova ka
përparuar drejt integrimit në BE

Kusari-Lila: Kosova ka <br />përparuar drejt integrimit në BE
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Mimoza Kusari-Lila deklaron se Kosova ka bërë përparim të dukshëm sa i përket integrimit evropian.

Këtë deklaratë ajo e ka bërë gjatë një konference të mbajtur në shkollën më të njohur të biznesit, "London School of Economics" mbi sfidat dhe perspektivën e integrimit ekonomik dhe politik të Kosovës drejt Bashkimit Evropian në Britaninë e Madhe, shkruan kossovapress.com.

Kusari-Lila thotë se ky fakt është dëshmuar edhe në raportin e fundit mbi fizibilitetin e negocimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) të publikuar pak ditë më parë.

Ajo theksoi se kohët e fundit institucionet e Kosovës kanë qenë të përkushtuara në implementimin e një sërë reformash në të gjitha sektorët, sidomos në fushën e biznesit, shkuan kossovapress.com.

Ligjërata e Zv. Kryeministres Kuari-Lila është organizuar në bashkëpunim me Institutin Evropian në kuadër të "London School of Economics", e njohur si shkolla e e para në Evropë dhe renditet në vend të katërt si më e mirë në botë për ekonomi dhe ekonometri.

(s.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës