Kush bën turizëm në Shqipëri, është hero. Si në Sarandë dhe kudo

Kush bën turizëm në Shqipëri, është hero. Si në Sarandë dhe kudo

Në një vend që lëngoi për 30 vite pa Shtet, kush bën turizëm dhe ofron shërbime në Shqipëri, është hero. Në gjiret më të bukura, mes informalitetit, mungesës së infrastrukturës, shqiptarë “sipërmarrës” bëjnë çudira dhe mrekullira duke ofruar pjata të shijshme e të pastra për të huajt që po vijnë nga çdo anë. Janë një armatë e madhe që ka ulur kokën dhe punon: të rinj, burra gra, nuk kanë kohë as të grinden, as të bërtasin, as të ankohen në rrjete sociale, por shërbejnë, me buzëqeshje dhe përlulje, me sakrifica dhe kushte ende të vështira pune në vendin tonë. Po bëjnë të pamundurën.

Kudo që shkova në Ksamil e Sarandë, nga Limani në qendër, te Harmony që shërben plot fantazi e pasion (ndërsa rezorte e ndërtimet nuk pushojnë duke krijuar zhurmë e “kala dibrançe”), te Pasqyrat, Shtëpia e Midhjeve, te sufllaqet në Bulevard, te Eleniko në qytet, tek Tre ishujt shembullorë, apo në plazhin publik, e kam zemrën plot jo vetëm për shërbimet mëse dinjitoze dhe çmimet më të ulëta në rajon, por edhe për cilësinë e ushqimeve. Afërsia me Italinë është për Shqipërinë një shanc i madh: Greqia, Kroacia, Mali i Zi mund të jenë të bukur e të pasur, por ushqimi tek ne është përfundimisht kampion. Mattarello në Sarandë, poshtë apartamenteve të pastra e të bukura Aquamarinë ku qëndroj, është një kënd plot shije nga Andria puljeze për të ngrënë pica dhe panceroti të cilësisë së parë. Sot në mëngjes, ndërsa shijoja një briosh e kapuçino, Stela, e zonja e Mattarellos—u largua për të marrë një qese me rukola fantastike. Një fshatar sarandiot ia sjell posaçërisht: “Eshtë një mrekulli, thotë, - rukola bio që ka një aroma fantastike”.

Shqiptarët i janë përveshur punës dhe kjo është një ëndërr që po bëhet realitet dhe Shteti, në këtë punë të vështirë duhet  t’i ndihmojë, t’ua lehtësojë ekzistencën, të jetë një shoqërues dinjitoz dhe serioz i gjithë kësaj armate të madhe bashkëatdhetarësh që shërbejnë. Shumë kushte janë krijuar, por ende shumë, shumë punë është për t’u bërë: Nuk duhet të konsiderohen si zhvatës, pushtues, përfitues njerëzit që shërbejnë në bregdet e kudo: Janë thjeshtë disa më të guximshëm, që aty ku hapsirat ligjore nuk ekzistonin, aty ku Shteti nuk ishte dhe nuk veproi, ata punuan, krijuan. Pastaj, nëse një ditë do të kemi vërtetë Shtetin që duam dhe ëndërrojmë, të fortë, efikas, shërbyes, autoritar, të drejtë e të barabartë, mund të vendosen pikat mbi “I” me kompensime, legalizime, përmirësime apo korrigjime aty ku privatët kanë dëmtuar e përfituar pa të drejtë. Por e gjitha kjo kërkon kujdes dhe zgjuarsi, elegancë dhe vendosmëri për të mos quajtuar njëri-tjetrin hasëm, armik apo kushedi çfarë,

Flasim për minishengenin e të ardhmes, ndërkohë që qershori në Sarandë është një hartë shumëngjyrëshe ballkanike: Vendin e parë e mbajnë serbët. Familje të tëra kanë mbërritur me makinat e tyre me targa serbe, pastaj maqedonas, kosovarë, malazezë. Të gjithë pushojnë, zhyten në detin Jon të mrekullueshëm dhe kontribuojnë në ekonominë shqiptare pa e vrarë mendjen për nacionalizma dhe urrejtje. Ata nuk kanë kohë, ata shijojnë dhe shplodhen si të ishin në një vend kampion të turizmit. Shqipërinë e bukur dua ta shoh me sytë e kënaqur të tyre. Këtë vit është akoma më mirë se vjet.

 

* Te gjitha bizneset e permendura jane per shkak kronike, fakti dhe jo reklame

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite