Sipas tyre, kush dëshiron që të bëhet pronar i Parisit do të duhet të paguajë një shumë prej 700 miliardë euro. Pra, me pak fjalë qyteti i romancës kap vlerën e 706.9 miliardë euro.
Shifrat janë bazuar duke vlerësuar apartamentet dhe hapësirat e bizneseve. Autorët e librit "Que vaut Paris", historiani Patrice de Monkan dhe Gilles de Bourget, përfaqësues i Federatës Nacionale të Pronës, studiuan 1.3 milionë apartamente, vlera e të cilave shkon në 525.147 miliardë euro.
Kurse bizneset me një sipërfaqe 17 milionë metra katrorë kushtojnë 142 miliardë euro dhe 84.000 dyqane kapin e vlerën e 39.638 miliardë euro.
Në këtë vlerë nuk janë përfshirë monumentet historike, siç janë Kulla Eifel, Louvre dhe Pallati Elize, vlera e të cilave shkon deri në 7.5 miliardë euro.
(v.gj/shqiptarja.com)