Zbardhen emrat e 13 kandidatëve për drejtuesin e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë. Në përfundim të afatit të caktuar të shpalljes “Për hapjen e Procedurës së Aplikimit në Pozicionin Vakant Inspektor i Lartë i Drejtësisë”, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi ka administruar dokumentacionin e kandidatëve që kanë shprehur interes për këtë pozicion, bën publike listën e kandidatëve. Mes kandidatëve janë; Genc Gjonçaj, Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit, ish-kryetarja e KQZ-së, Lefteri Lleshi, ish-kryeinspektorja e KLD-së Marsida Xhaferrllari, gjyqtari administrativ Artur Malaj, Altin Hazizaj, por edhe emra të tjerë.
Lista e plotë me kandidatët;
1. Altin Hazizaj
2. Artur Malaj
3. Artur Metani
4. Elira Kokona
5. Eris Hysi
6. Ferdinand Caka
7. Genci Gjonçaj
8. Genci Ismaili
9. Klodian Rado
10. Lefteri Lleshi
11. Marsida Xhaferllari
12. Mimoza Qinami
13. Suzana Frashëri
Por cfarë është ILD-ja? Inspektorati i Lartë i Drejtësisë është një institucion që do të shqyrtojë procedimet ndaj gjyqtarëve që kapen me shkelje. ILD eshte pergjegjes per hetimin e shkeljeve disiplinore ndaj prokuroreve dhe gjyqtareve te te gjitha niveleve. Ky institucion mund të nis hetim edhe për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe të Kushtetueses.
Alaudin Damini do jete triumfuesi
PërgjigjuTe pa afte dhe korruptuar, duhen te tjere..
PërgjigjuO vhuxhumak asnjeri nuk fiton pervec Gjin Gjonit
PërgjigjuMos u lodhni kot, Artur Metani fiton
Përgjigju