Kreshnik Spahiu: Kush duhet largohet nga politika në 15 maj, Veliaj, Bejko apo Berisha?

Kreshnik Spahiu: Kush duhet largohet nga politika në 15 maj, Veliaj, Bejko apo Berisha?

Sali Berisha. Roland Bejko dhe Enkelejd Alibeaj

Përgjigjia është e thjeshtë: Kush fiton, vazhdon mbetet në politikë. Por a do largohet humbësi? Zgjedhjet e 14 Majit në thelb nuk janë: kush del i pari sepse rezultati është i parashikueshëm.

Kjo fushatë elektorale është më e rëndomta dhe më pak interesantja e 100 viteve shtet shqiptar.

Shancet për humbjen e Edi Ramës apo Erion Velisë janë të barabarta me propabilitetin e humbjes zgjedhjeve nga Enver Hoxha dhe Ramiz Alia në vitet 1980 përballë Frontit Demokratik dhe Bashkimeve Profesionale.

E gjithë prognoza e zgjedhjeve parashikon një humbje të thellë të dyshes Berisha-Meta.

Faktori ndërkombëtar ka futur në grackë liderin e izoluar nga perëndimi duke e takuar me shefen e ODIHR që monitoron zgjedhjet (zonjën Glover.)

Qëllimi i takimit ishte për ti hequr Sali Berishës, alibinë e humbjes.

Në 15 Maj Zonja Glover do e njoh rezultatin dhe Sali Berisha nuk do të mundet ta akuzoj si një vëzhguese e “blerë” nga George Soros.

Gara e 14 Majit nuk është mes Erion Velisë dhe Belind këlliçit. Ajo është gara e fundit për të nxjerrë Berishën nga politika.

Populli ka këto mundësi:

- Nëse fiton Belind Këlliçi: Ikën Erioni, mbetet Berisha.

- Nëse fiton Erioni: Ikën vetëm Berisha.

- Nëse fiton Roland Bejko: Ikën Berisha + Erioni.

Fushata po tregon që Belindin nuk e merr seriozosht askush, madje as Berisha i cili bën humor me ngjyrën e lëkurës së tij.

Berisha dhe Meta janë të ndërhjegjshëm që e kanë betejën e humbur.

Nēse do kishin shanse për të fituar nuk do kandidonin Belindin por Monikën ose Ilirin.

Praktika e Bashkisë Tiranë ka treguar se ajo ështē paradhoma per tu bërë kryeministër siç u bë Edi Rama.

Prandaj edhe sikur 1% të kishte shanse Berisha dhe Meta do e merrnin për vete dhe jo për Belindin.

Fitorja në 4-5 qyteza në veri nuk mund ta justifikoj Berishën të mos largohet.

Partia e cila erdhi me 1.2 milion vota nga studentët nē 1992 po katandiset në parti e lokalizuar në 10 fshatra në veri.

Berishës nuk i ka mbetur asgjë tjetër por ashtu siç ka bër 33 vjet, edhe tashmë në çdo zgjedhje të baltos dhe denigron çdo kandidaturë tjetër si të shitur tek Edi Rama. Me pak fjalë ai nuk lejon asnjë alternativë tjetër opozitare që të lind sepse e rivalizon brenda llojit. Ai është pengesa e pluralizmit dhe rrëzimit të Edi Ramës.

Prandaj gara e tij nuk është me Erion Velinë si trashëgimtar i ardhshëm i vulës sicialistëve, por gara me Roland Bejkon i cili po i tregon shqiptarve që vula e Partisë Demokratike nuk është pronë dhe trashëgim nga babai apo gjyshi Sali Berishës por nga mijëra stundentë, mijëra të burgosur politik, mijëra ish pronar dhe qytetar që sot kanë braktisur zgjedhjet, partinë dhe Shqipërinë.

Humbja e Berishës e kthen vulën tek themeluesit.

Këto zgjedhje nuk zgjidhin të ardhmen e Erionit, Belindit apo Rolandit sepse ata do kenë dhjetra gara të tjera, por këto votime vendosin kohën e pesionit politik të Berishës.opi

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë