Kush e motivon Kryeministrin? Rama thumbon: Ata 'anti-age' që dalin rrugëve…! Sa them të rri i çik rehat, s’më lënë

Kryeministri Edi Rama kishte sot të fë ftuar në podcastin 'Flasim' një çift nga Durrësi që janë kthyer nga Kanadaja dhe kanë çelur biznesin e tyre në Shqipëri që kanë të bëjnë me rigjenzimin e qelizës.

Kur u pyet se çfarë e motivojnë ai tha se “ata anti-age” që dalin rrugëve. Madje sapo mendon “të rrijë të rri i çik rehat, nuk më lejnë dhe motivohem”.

“Mua performancën ma motivojnë, ata anti-age që dalin rrugëve dhe më motivojnë. Edhe kur them të rri i çik rehat, nuk më lejnë rehat dhe motivohem”, u shpreh Rama me batutë.

Rama tregoi dhe bisedën me një përfaqësues të një organizate ndërkombëtare në Shqipëri, i cili u takua me kreun e qeverisë përpara se të largohej në një shtet tjetër për punë, duke i treguar se do ta linte familjen e tij këtu, pasi i biri kishte shumë dëshirë që të jetonte në Shqipëri.

“Më bëri përshtypje jo më larg se dje erdhi më takoi se do të largohej përfaqësuesi i një organizate ndërkombëtare këtu në Shqipëri, do të shkonte diku tjetër.

Më tha: ‘Unë familjen do ta lë këtu’. I thashë: ‘Si do ta lësh familjen këtu?’. ‘Po’, tha, ‘do e lë këtu’.

Është nga pjesa tjetër e botës, nuk është nga Evropa, se s’dua të jap më shumë detaje se s’kam autorizim. Më tha që djali këtu është njeri tjetër komplet.

I thashë: ‘Sa kohë do të vazhdojë kjo punë’. Më tha: ‘Jo, jo, djali i madh është i vendosur të jetojë në Shqipëri, gruan dhe pjesë tjetër familjes do e lë për këtë periudhë, pastaj do ta shikojmë’. Tha: ‘Ju shqiptarët jeni të çuditshëm nuk e vlerësoni atë që keni dhe patjetër që keni shumë për të bërë’, por tha që Shqipëria është vend i sigurt, se si familje nuk ndihesh vetëm sepse njerëzit janë mikpritës. Nga pikëpamja e klimës dhe ushqimit, çmimeve nuk ka arsye për të mos e shfrytëzuar mundësinë. Këtë e shoh me shumë të huaj, një tjetër nga fusha e teknologjisë amerikane erdhi për pak ditë, dhe tani po qëndron akoma. Ka marrë shtëpi me qira, kosto e jetesës shumë me e ulët në krahasim me çfarë duhet të mbulojë atje”, tha Rama. 

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

PYETJE PERGJIGJE/ Çfarë dihet deri më tani lidhur me sulmin ndaj kanalit të ujit të Ibër-Lepencit? Kush janë 'Mbrojtja Civile', 'Brigada Veriore' dhe roli i Radoiçiç

PYETJE PERGJIGJE/ Çfarë dihet deri më tani lidhur me sulmin ndaj kanalit të ujit të Ibër-Lepencit? Kush janë 'Mbrojtja Civile', 'Brigada Veriore' dhe roli i Radoiçiç