Altin Hajri i shpallur në kërkim për pengmarrjen e Jan Prengës, në tetor të vitit 2015 ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, i dyshuar si koka e një rrjeti të trafikut të drogës nga Afganistani në Itali. Mirëpo 8 muaj më vonë, në 2016-ën, autoritetet italiane pushuan hetimin ndaj tij, duke hequr emrin e tij nga listat e të kërkuarve.
Në Shqipëri, Altin Hajrit iu bllokuan pasuri me vlerë rreth 10 milionë euro.
Në tetor 2015 në një operacion të përbashkët të policisë italiane dhe shqiptare të koduar "Enigma", u arrestuan 16 persona dhe u sekuestruan më shumë se 450 kilogramë drogë e papërpunuar, 325 kilogramë marijuanë, 206 kilogramë heroinë.
Të dyshuar si pjesë e këtij trafiku, në atë kohë u arrestuan në qytetin e Durrësit edhe djali i xhaxhait të Altin Hajrit, dhe një kushëri tjetër i tij, Hajri Balla dhe Fortuz Hajri, 53 dhe 24 vjeç, të dy banues në Shijak. Arrestimi i tyre u bë në bazë të një urdhri ndalimi të gjykatës së Venecias së datës 15 gusht të vitit 2015. Ata akuzoheshin në atë kohë për veprën penale të "trafikimit të lëndëve narkotike”, ndërsa i kishin shpëtuar operacionit të policisë në vitin 2015, bashkë me Altin Hajrin.

Teksa hetimet ndaj Altin Hajrit janë pushuar nga autoritetet italiane, në kërkim ndërkombëtar për trafik droge vijon të jetë vëllai tjetër i tij Emiljano Hajri.

Sot policia arrestoi Leonard Hajrin dhe djalin e xhaxhait të dyshuar për pengmarrjen e jan Prengës më 17 janar në Kamëz, të cilin e morën peng duke e mbajtur në kompleksin e tyre në Shijak "Golden" ku ka dyshime të forta se mund ta kenë vrarë, edhe pse trupi ende nuk është gjetur.

Lajmi kryesor:
Arrestohen në Shijak pas rrëmbimit në Kamëz 2 të dyshuar! Ende asnjë gjurmë nga pengu...Kamerat e fiksuan tek kompleksi 'Golden'! Në kërkim Altin Hajri
G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
65.8%
-
PD
13.4%
-
Partitë e vogla
20.7%
Vota total: 1414
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pasi shkatërroi arsimin me universitetet kioska, Berisha: Do ta bëj madhështor, sa të vij në pushtet
7 Mars, 20:50
-
Goditet grupi i gjobvënësve në Lezhë, mes tyre edhe një 46-vjeçar i dënuar më parë për vrasje! RENEA sekuestron një armë gjahu dhe 2 makina të blinduara
3 Mars, 13:37
-
‘Grupi i zjarrit’ në Lazarat/ Gjykata e Lartë lë në fuqi 2 burgime të përjetshme për vrasjen e specialit Basha! Ulet dënimi për Alban Alikon dhe Erjon Kasmën (VENDIMI)
2 Mars, 16:59
-
Atentati në Kamëz, 30-vjeçari që ishte shënjestra e sulmit me armë merret nën hetim për moskallëzim krimi, ende në kërkim dy autorët
1 Mars, 13:21
-
Nesër primaret e PD, ja cilët janë kandidatët për qarkun e Tiranës dhe vendet ku do të votohet
28 Shkurt, 19:21
-
Tiranë/ Rama inspekton punimet te Terminali i ri i autobusëve: Për 10 vjet puna u zvarrit prej gjyqtarëve të papërgjegjshëm
26 Shkurt, 16:13
-
Rama: Duam drejtësi europiane, jo ruse! 24 masa te Bujqësori pa gjyq! Fitorja e Gëllçit? Në Strasburg nisi numërimi mbrapsht për Shqipërinë, pa PS s'ka hetime 'VIP'
26 Shkurt, 07:19
-
Atentati në Kamëz, arrestohet 17-vjeçari që ndihmoi 2 autorët me makinë dhe dha deklaratë të rreme! Ende në kërkim të dyshuarit dhe shënjestra
24 Shkurt, 11:49
-
Atentati te ‘Ura e Bathores’, në kërkim 2 autorët që qëlluan me armë drejt Land Roverit dhe shënjestrën Enedjo Kaci, ja pista e hetimit (EMRAT)
23 Shkurt, 12:07
-
Kamëz/ Dështon atentati te ‘Rrethi i Bathores’, qëllohet me armë makina në lëvizje, s'ka të lënduar! Autori lëvizte me një tjetër mjet, nisin hetimet
22 Shkurt, 23:11
-
‘Grabitëm shtëpinë e dhëndrit të Agron Dukës’, deputeti për dëshminë e Dumanit: S’është e vërtetë, triller për qëllime të caktuara
20 Shkurt, 19:20
-
Shijak/ Vodhi para dhe pije alkoolike në një lokal, në pranga 29-vjeçari
17 Shkurt, 14:14