Kush është bashkëpunëtori i 6-të në vrasjen e Gentian Bejtjas? Gazetarja: Njoftoi autorët

Një person i gjashtë duket se del i përfshirë në skemën e atentatit të Gentian Bejtjas. Gazetarja Glidona Daci në emisionin "Frontline" në Report Tv tha se dyshohet se katër autorët u informuan nga një person për lëvizjet e Bejtjas. Bashkë me Ilir Beqarajn që ishte transportuesi i 4 atentatorëve, bashkë me informatorin shkon në gjashtë deri tani numri i të përfshirëve në atentat.

"Autorët nuk kanë qëndruar duke e pritur te rruga kryesore. Aty informacioni ka qenë i saktë dhe është vëzhguar nga zona përreth. Me celularë nuk kanë folur. Me radiomarrëse. Autorët kanë vajtur me shpejtësi sapo Bejtja  është futur në oborr. Është dhe një i gjashtë që ka dhënë sinjalizimin e saktë, duke parë zonën, banesën...", tha Daci.


Lajmi kryesor:

Ekskluzive/ 'Frontline' rindërton skenën e atentatit ndaj Gentian Bejtjas në Fushë Krujë (Video)


B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Kulluri ironizon Metën: Nëndetsja 105 do rrijë në Shqipëri, nuk kthehet më në bazë, në Shën Peterburg!

Kulluri ironizon Metën: Nëndetsja 105 do rrijë në Shqipëri, nuk kthehet më në bazë, në Shën Peterburg!