Shpërthimi në Mamurras, kush është biznesmeni që i vendosën tritol në derë të shtëpisë, vëllai i ish-gjyqtarit Bib Ndreca, i shkarkuar nga Vetingu
Një sasi eksplozivi shpërtheu në oborrin e një banese në Mamurras të Kurbinit. Ngjarja ndodhi rreth orës 21 e 45 minuta të së enjtes, ndërsa objekt i sulmit me lëndë plasëse ishte banesa e biznesmenit Shpëtim Ndreca
Shpëtim Ndreca, biznesmenit që ju vendos një sasi tritoli në ambientet e shtëpisë së tij mbrëmjen e djeshme në Mamurras të Kurbinit, rezulton të jetë vëllai i ish-gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Bib Ndreca.
Sasia e eksplozivit shpërtheu në oborrin e bnesës së biznesmenit mbrëmë rreth orës 21:45 minuta. Nga shpërthimi fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ende nuk dihet sasi dhe lloji i lëndës shpërthyese, por policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e rrethaneve dhe identifikimin e kapjen e autorit.
Shpëtim Ndreca, është pronar e një fabrike mielli dhe një stalle derrash pranë baneses së tij. Ndërkaq ai është dhe vëllai i sh-gjyqtarit Bib Ndreca, i shkarkuar nga Vetingu.
Që prej muajit shkurt 2021 Bib Ndreca është larguar nga sistemi i Drejtësisë, pasi Vettingu vendosi shkarkimin e tij. Deri në këtë fazë të hetimit, policia është duke kryer verifikime në dy pista, atë të biznesit dhe pistën tjetër të kërcënimeve që mund të vijnë për shkak të punës që ka patur vëllai i tij, Bib Ndreca.
Gjithashtu janë sekuestruar dhe kamerat e sigurisë të disa bizneseve në zonë për të parë lëvizjet para dhe pas ngjarjes, çka mund të ndihmojë policinë në identifikimin e autorit.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:28
Iu vendos tritol në ambientet e shtëpisë, Shpëtim Ndreca është vëllai i ish-gjyqtarit Bib Ndreca, i shkarkuar nga Vetingu
Shpëtim Ndreca, biznesmenit që ju vendos një sasi tritoli në ambientet e shtëpisë së tij në Mamurras, rezulton të jetë vëllai i ish-gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Bib Ndreca. Që prej muajit shkurt 2021 Bib Ndreca është larguar nga sistemi i Drejtësisë, pasi Vettingu vendosi shkarkimin e tij. Deri në këtë fazë të hetimit, policia është duke kryer verifikime në dy pista, atë të biznesit dhe pistën tjetër të kërcënimeve që mund të vijnë për shkak të punës që ka patur vëllai i tij, Bib Ndreca.