Kush është Dominic Cummings, 'Rasputin' i Brexit, zemra e kaosit në Britaninë e Madhe?

Kush është Dominic Cummings, 'Rasputin' i Brexit, zemra e kaosit në Britaninë e Madhe?

Dominic Cummings ka dalë nga hija pas zgjedhjes së Boris Johnson Kryeministër dhe qëkurse ai e zgjodhi këshilltar të lartë korrikun e kaluar.

Mediat britanike e kanë përshkruar "arkitektin i mosmarrëveshjeve", me një pamje të ndryshueshme dhe që mban gjithmonë një këmishë të bardhë.

Ken Clarke, një veteran i Dhomës së Komuneve, shkoi aq larg sa tha se ‘Dominic Cummings bën komandën në vend’.

Kush është njeriu që tërheq vërtet telat e qeverisë Johnson?

Cummings është djali i një menaxheri të projektit të një platforme nafte. Ai u diplomua në Historinë e Lashtë dhe Moderne në Universitetin e Oksfordit në vitin 1994 dhe u martua me një kryeredaktore aristokratike konservatore.

Shumë e kanë cilësuar si ‘njëriu hije, pa formë e pa ngjyrë, me forcë paralizuese që gjestikulon pa lëvizje”

Strategjisti dhe këshilltari politik, tashmë i përfshirë në fushatat euro-skeptike të Brexit, në të kaluarën nuk ka qenë kurrë i lidhur me ndonjë parti politike.

Në një profil të botuar nga ‘Conservative Home’ në vitin 2014, Andrew Gimson e quajti atë "jashtëzakonisht inteligjent dhe jashtëzakonisht i qëndrueshëm".Gimson në shkrimin e tij gjithashtu vuri në dukje se është e rrallë që një këshilltar special të tërheq kaq shumë vëmendje.

Cummings nuk e ka fshehur kurrë përbuzjen e tij për teknokratët qeveritarë, parlamentarët e karrierës dhe zyrtarët publik. Sipas tij, “Sistemi tjetërson njerëzit e mëdhenj" dhe "përqendron fuqinë në duart e një numri të vogël dhe në rritje të njerëzve".

Cummings e konsideron Bashkimin Evropian si një vend të mbytur, brenda të cilit është bllokuar Mbretëria e Bashkuar.

Dominic Cummings, është një burrë i ri që ndërsa synon lart, urren elitat, që nuk mund të qëndrojë mbi një karrierë sipërfaqësor, një nga burrat më ambicioz që ka pushtuar ndonjëherë shtëpia me Nr 10 në Downing Street.

Epitetet dhe gjykimet për të janë diverse. Një gjë është e qartë: ai qëndron në zemrën e kaosit në Britaninë e Madhe.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie