
Makina me të cilën kanë qenë duke lëvizur Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata në Fushë-Krujë
Fatjon Murati, i cili u arrestua mbrëmjen e sotme, është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Murati ishte i shpallur në kërkim nga policia, ndërsa emri i tij ka dalë edhe në masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë. Murati ka qenë një nga personazhet që është kërkuar nga Prokuroria e Kurbinit për t’u marrë në pyetje.
Në masakrën e Fushë-Krujës mbetën të vrarë, Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata. Ata u ekzekutuan në mbikalimin e Fushë –Krujës mesditën e së dielës (17 korrik) gjatë një atentati të mirëorganizuar. 30 vjeçari Diklen Vata dhe 22-vjeçari Brilant Martinaj, kushërinj, si dhe shoku i tyre Besmir Hoxha, të tre nga Kurbini, po udhëtonin me një mjet Volkswagen Passat nga Fushë-Kruja në drejtim të Laçit, kur rreth orës 14:00 nga një makinë tjetër po Volkswagen u qëlluan me breshëri automatiku. Sipas të dhënave të marra në vendin e ngjarjes, por edhe sipas burimeve policore, besohet se ndaj tyre u derdhën rreth 60 plumba nga 3 persona që i dolën mjetit të viktimave përballë, ndërsa një i katërt drejtonte makinën e autorëve. Viktimat ishin me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, pjesëtarë te grupit kriminal të Ervis Martinajt.
Lajmi kryesor:
Në makinë me Indrit Doklen, arrestohet Fatjon Murati, kishte ngritur bazë armësh në Tiranë! Lidhja me masakrën e 3-fishtë të Fushë-Krujës
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.7%
-
Jo
44.8%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5106
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 4 vite burg për Lefter Kokën! Ja pretenca për 8 të pandehurit, kërkohet dënimi me 26 vite burg në total për ish zyrtarët
7 Shkurt, 13:37
-
Siguria në vend, ekspert i Kriminalistikës në Report Tv: Ekziston, në Shkodër RENEA duhet të ishte stacionare! Policia e ka përgjigjen për zhdukjen e Ervis Martinajt
5 Shkurt, 14:48
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02
-
SPAK kërkon konfiskimin e 35 pasurive të Ervis Martinajt e familjarëve, kazino, llogari bankare e prona! ‘Bosi’ i lojërave të fatit i zhdukur prej gushtit 2022 (LISTA)
28 Janar, 11:57
-
Atentatet në Janar, gazetarja: Makina për vrasjen e Kristian Markut sllovene, 2 kosovarë ia kishin shitur Erald Cenajt! Vështirë të gjenden prova për zhdukjen e Ervis Martinajt
27 Janar, 19:29
-
'Plumbi i artë'/ Ndihmoi në planin për vrasjen e Indrit Dokles, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Elvin Merlikës
23 Janar, 10:13
-
U arrestua në Britani për ekstradim, Edison Muceku akuzohet si 'ushtari' i Tor Xhecukës! Lidhjet me Ervis Martinajn dhe krimi i 2020 në Bulqisë
12 Janar, 09:00
-
Bilanci i punës së drejtësisë në 2024! Eksperti i Sigurisë Për Report Tv: Goditja më e madhe, grupi i Suel Çelës! Xhani: Duhen hetuar lidhjet e krimit me politikën
30 Dhjetor 2024, 19:30
-
Tiranë/ U vra në atentat më 2020, Prokuroria kërkon konfiskimin e 13 pronave me vlerë 2.5 mln euro të biznesmenit Gjergji! Trafik droge e pastrim parash në Itali e Holandë
30 Dhjetor 2024, 09:29
-
Atentati ndaj shqiptarëve në Athinë, rihapet dosja e vrasjes së 32-vjeçarit shqiptar Roan Brahimi, armikut të Ervis Martinajt! Dyshohet se kanë lidhje
17 Dhjetor 2024, 15:10
-
Vrasja e Malkos, dëshmon Leonard Duka: S'kisha konflikte me Martinajn, më prezantoi Santiagon! Përplaset me prokurorin: I paaftë, vetëm gjyshen në varr s'ma shpalle në kërkim
24 Tetor 2024, 14:02
-
Prokuroria dërgon në gjyq të shumëkërkuarin Fatjon Murati: Nuk justifikon pasuritë, i vuri nga trafiku i drogës! Të fshehura në emër të nënës e vëllezërve
24 Tetor 2024, 10:55