Kush është “gazetari investigativ” i arrestuar si i droguar dhe i armatosur në Tiranë? Ja gjithë e vërteta 

Kush është “gazetari investigativ” i arrestuar si i droguar dhe i armatosur në Tiranë? Ja gjithë e vërteta 

Elio Laze

Prej ditësh flitet në mediat sociale për një gazetar shqiptar të arrestuar nga policia pasi u gjet me një pistoletë. Lajmi nuk është botuar nga asnjë media zyrtare dhe as nuk është bërë i njohur emri i gazetarit. Shqiptarja.com vendosi ta verifikojë këtë lajm dhe pati mundësinë të lexojë të gjithë dosjen. Gazetari i arrestuar quhet Elio Laze, 32 vjec nga Tirana. Për disa vite ka punuar në një televizion lajmesh dhe prej janari 2021 ka hapur portalin “Priza”, një faqe e vogël ueb ku Elio publikon “investigimet” e tij, shpesh histori të shpikura me porosi ose të bazuara mbi shpifje apo inate personale.  

Aventura e tij kriminale nis mbrëmjen e 28 majit 2021 kur rreth orës 00:30 ndërsa po kthehej në shtëpi në rrugën Ali Demi ndalohet nga një patrullë policie për një kontroll rutinë. Elio Laze prezantohet menjëherë si gazetar duke shpresuar të shmagë kontrollet, por policët e dallojnë se ndodhej në gjendje konfuzionale dhe dyshojnë menjëherë se ka konsumuar drogë. Në fakt brenda paketës së cigareve Elio Laze fshihte një cigare hashash. Por habia e vërtetë është kur në cantën e tij policia gjen edhe një pistoletë me plumb në grykë. Ishte një pistoletë e markës “Ekol” kalibri 9mm: armë lufte.  

I arrestuar dhe i shoqëruar me pranga në komisariatin numër 1, Elio Laze fillimisht refuzon t’iu përgjigjet pyetjeve të policisë duke thënë se nuk e di se cfarë po i ndodh për shkak të konsumit të drogës. Pastaj në prani të një avokati gazetari pranon t’iu përgjigjet pyetjeve, duke dhënë një variant të pamundur se përse kishte një pistoletë të karikuar me fishekë. Kështu tregoi se mbrëmjen e 27 majit, pra pak orë para se të arrestohej, rreth orës 22.00 pasi doli nga redaksia, për t’u shplodhur pak kishte marrë rrugën në drejtim të Elbasanit. Me të mbërritur te Lapidari kishte ndalur për të pirë një cigare hashash. Pak metra më tutje Elio Laze thotë se pa dy djem, të cilët po konsumonin gjithashtu drogë dhe njëri prej tyre i tha nëse kishte nevojë për një armë. Laze iu përgjigj “me shaka” se po, por në xhep kishte vetëm 200 euro. Djemtë pranuan cmimin dhe pas pak minutave njëri iu afrua dhe i dorëzoi pistoletën në këmbim të 200 eurove. “Unë isha i detyruar ta bëja pagesën dhe menjëherë nxorra paratë dhe bëra likujdimin e armës së zjarrit të cilën e mora dhe e futa të cantë. Pagova shumën prej 200 euro tek personi, duke i qëndruar besnik fjalës së dhënë në formë shakaje pasi ju thashë se me 200 euro doja të blija një armë”. 

Kështu, gazetari i zgjuar investigativ thotë se bleu një pistoletë të vërtetë për shaka dhe pas pak, duke u kthyer në shtëpi me makinë, policia e ndaloi duke ia gjetur armën në cantë.  

''Theksoj se unë nuk kam të nevojshme mbajtjen e një arme zjarri dhe nuk kam asnjë qëllim për ta mbajtur atë armë por duke qenë nën efektin e lëndës narkotike hashash unë kam bërë një blerje të pavullnetshme nga ana ime'' shtoi Elio Laze, sipas asaj që lexohet në verbalin e policisë. Imagjinojmë seriozitetin e investigimeve të një gazetari që drogohet dhe që, pasi ka pirë një cigare hashash, blen një pistoletë të vërtetë kundër vullnetit të tij. Po sikur në vend që të blinte një pistoletë, atë mbrëmje të kishte shkruar një artikull, kë do të kishte qëlluar?  

Gjëja më e pabesueshme e kësaj ngjarjeje është ajo që ndodh më pas. Me datë 31 maj Elio Laze doli para gjykatësit Besnik Hoxha me akuzën e “prodhimit dhe armëmbajtjes pa leje”. Avokati i tij as nuk u përpoq të gjente një justifikim për pistoletën e karikuar me të cilën u arrestua gazetari, por tha vetëm se Elio Laze ishte shtruar në spital në gjendje shëndetësore jo të mirë. Nga se vuante? Kishte akoma pasojat e hashashit? Apo cfarë? Në vendimin gjykatësi, edhe pse njeh faktin se për krimin e kryer Elio Laze mund të dënohet deri në shtatë vite burg, i dha arrest shtëpie ''për shkak të gjëndjes së tij shëndetësore''. Pra gazetari kauboj u la i lirë për shkak të asaj sëmundjes misterioze dhe ndodhet në arrest shtëpie. Tani është marre i pandehur për armëmbajtje pa lejë në pritje të procesit. Kushedi, nëse edhe gjykata do të ketë kurajon t’i njohë të drejtën gazetarit të lëvizë i armatosur në Tiranë.

xy/MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 19/03/2022 12:29

    Gazetar me arme dhe droge vetem gazetar nuk eshte po gangster

    Përgjigju
  • Tani: 19/03/2022 10:54

    Besnik Hoxha gjyqtar i Gerdecit!!! Cudi eshte qe Hoxha vazhdon pun si gjyqtar dhe pse ka nxjerr ne arrest shtepie Elio „gazetarin“.

    Përgjigju
  • Endi: 19/03/2022 09:02

    Po te punosh te Tv i Yll Pasmaçiut dihet hashash xhi do behesh.

    Përgjigju
  • Arditi: 19/03/2022 04:14

    Ky qenka nje bq kokerr mashtruesi. Leri llafet cironke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shtetet e pasura zotohen të japin 300 miliardë $ në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike

Shtetet e pasura zotohen të japin 300 miliardë $ në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike