
Gledis Nano ka qenë pjesë e bluve prej shumë vitesh, ndërsa ka mbajtur detyra të rëndësishme, pavarësisht se është kujdesur për një profil të ulët publik. Që prej 17 shkurtit 2016 ka qenë në krye të Drejtorisë së Antiterrorit, ndërsa ka rënë disa herë në sy për çështje tejet delikate. Gledis Nano, si pjesë e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, por jo si drejtues, është kujdesur për njërën prej dosjeve më të bujshme të viteve të fundit, atë të “imamëve” që u arrestuan dhe dënuan për terrorizëm, në vitin 2003. Kjo ngjarje ka pasur jehonë në atë kohë dhe i dha ngritje të lartë Nanos. Një tjetër dosje e rëndësishme që Gledis Nano ka hetuar ka qenë ajo e celulës terroriste të qeverisë iraniane, të cilët kishin planifikuar një sulm ndaj lëvizjes opozitare që jetojnë në Shqipëri, në vitin 2019. E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, Nano ka udhëhequr riatdhesimin e shqiptarëve nga kampet famëkeqe të Sirisë, operacione që kanë pasur nivel të lartë vështirësie. Puna e kryer si drejtues i Antiterrorit, i rriti kredencialet Gledis Nanos edhe në sytë e amerikaëve, të cilët nuk kanë hezituar ta vlerësojnë. Ai ka pasur bashkëpunim të ngushtë gjatë ushtrimit të detyrës me selinë pranë rrugës së Elbasanit. Ai u emërua si Drejtor i Përgjithshëm në 6 tetor 2021 pas dorëheqjes së Ardi Veliut dhe e ka mbajtur këtë detyrë për vetëm 10 muaj.
Lajmi kryesor:
Shkarkohet nga posti i drejtorit të Përgjithshëm Gledis Nano! Ministri: Nuk realizoi objektivat! Komandohet Tonin Vocaj
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
I kishte mbetur 1 vit e 8 muaj burg, gjykata liron Tahirin. Si e vlerësoni?
-
E drejtë
59.2%
-
E gabuar
33.2%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 4761
Lajme të tjera
-
Në media publikohet video e përdhunimit të një vajze, Policia nis hetimet: Kemi pamjet! Po punojmë për identifikimin e personave përgjegjës
30 Maj, 11:11
-
Në bashkëpunim për të luftuar krimin e organizuar, Rrumbullaku pret delegacionin e lartë nga Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite
18 Maj, 12:24
-
BBC: Të burgosurit shqiptarë paguhen nga qeveria britanike për t’u kthyer në shtëpi! Rrëfimi i dy të rinjve
17 Maj, 11:43
-
Nesër Shqipëria voton, Policia e Shtetit merr në ruajtje 4080 objekte ku mbahen materialet zgjedhore! Thirrje partive politike: Respektoni Kodin Zgjedhor
13 Maj, 20:13
-
Fushata elektorale për zgjedhjet e 14 majit, Rrumbullaku: Janë evidentuar 54 raste të krimeve zgjedhore! 88 persona nën hetim
12 Maj, 18:27
-
Partia e Lirisë akuza ndaj Bledi Çuçit: Së bashku me persona të panjohur po u bën presion qytetarëve në Skrapar
12 Maj, 15:35
-
‘Vendoret’, KQZ letër SPAK, Policisë e Prokurorisë së Përgjithshme: Parandaloni incidentet dhe krimet zgjedhore
11 Maj, 11:42
-
Zgjedhjet e 14 majit, 5500 policë për garantimin e procesit! Patrullat e trajnuara nga OSBE dhe KQZ do të vendosen pranë QV-ve dhe KZAZ-ve
10 Maj, 15:08
-
Rithemelimi denoncon: Ka policë që janë kthyer në banditë për t’i bllokuar opozitës çdo shteg në zgjedhje! Po kërcënohen qytetarët, prokuroria të hetojë
9 Maj, 16:24
-
Rrumbullaku pret ambasadorin e Maqedonisë së Veriut: Patrullime të përbashkëta në zonat bregdetare të të dyja vendeve gjatë sezonit
9 Maj, 13:34
-
Policia e Shtetit jep shifrat: Gjatë muajit prill janë finalizuar 96 operacione policore, u arrestuan 565 qytetarë
1 Maj, 12:53
-
Vrasja e Ardian Nikulajt, arrestohen në Londër porositësi Edmond Haxhia dhe 3 bashkëpunëtorët anglezë! Në kërkim ekzekutori portugez dhe një tjetër
29 Prill, 12:10