Kush është Jair Bolsonaro? Njihuni me historinë e presidentit të ri të Brazilit

Kush është Jair Bolsonaro? Njihuni me historinë e presidentit të ri të Brazilit

Jair Bolsonaro, President i Brazilit

Jair Bolsonaro është Presidenti i ri i  Brazilit, i cili u zgjodh më 28 tetor të këtij, duke arritur të fitojë mbi 55.13 % të votave të elektoratit. Ish-kapiten 63- vjeçar i Ushtrisë, Bolsonaro  e filloi karrierën e tij politike në 1991 si një deputet federal në Rio de Janeiro, duke u zgjedhur shtatë herë radhazi në të njëjtin post, nga viti 1991 deri 2015.

I konsideruar si një "Klloun" nga mediat braziliane, O Estado de São Paulo” (Brazil), për faktin që ishte gojëlëshuar, Bolsonaro njihet për pikëpamjet e tij ekstreme, shkruan "Independent" në një editorial.

I njohur si një ndër anëtarët më pak efektiv për disa dekada në parlamentin e vendit, tashmë brazilianët e kanë zgjedhur populistin e të djathtës ekstreme, si president të tyrin.

Sipas mediave kandidati katolik romak, arriti  të fitojë mbështetjen në zgjedhjet e fundit  presidenciale nga besimtarët ungjillorë, me qëndrimin që ai mbajti kundër fenomenit të abortit. Por sipas mediave, në historinë e karrierës së tij sa i  përket fjalimeve të mbajtura Bolsonaro, ka ngjallur shumë zëra kritikë dhe zemërimin e popullit Brazilian për vërejtjet fyese për gratë, emigrantët, dhe pikëpamjet e tij rraciste mbi njërëzit me ngjyrë dhe homoseksualët

"Do të isha i paaftë për të dashur një djalë homoseksual ... Unë do të preferoja që djali im të vdiste në një aksident sesa të shfaqet me një burrë me mustaqe", ka thënë Bolsonaro në një intervistë të dhënë për revistën Playboy në vitin 2011. 

Por, pavarësisht mungesës së tolerancës dhe agresivitetit të palës së të majtëve gjatë fushatës, Jair Bolsonaro arriti të fitojë zgjedhjet presidenciale të Brazilit.

Me ardhjen e tij në pushtet, qeveri e re e Brazilit nën administrimin e ri të Bolsonaros është deklaruar se do t'i japë prioritet shërbimit informativ zbulues dhe veprimeve të inteligjencës së shërbimeve të informacionit në vend, një prej premtimeve me të cilat fitoi dhe mbeshtetjen e elektoratit zgjedhor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja