Këto dy ditë ka qenë në qendër të mediave rozë një përplasje mes këngëtares shqiptare Adelina Tahiri dhe blogerit Olti Curri. Ky i fundit komentoi në një foto ku shihej Adelina dhe bashkëshorti i saj Serjoza Markov, të publikuar nga një faqe instagrami.
“Kush është burri këtu?”- shkruante Olti.
E kontaktuar nga Prive në lidhje me këtë koment këngëtarja u përgjigj: "Kush është ky ndonjë fans, nuk e njoh se kam shumë fansa. Shumë dashuri për të."
Mirëpo kjo përballje nuk ka mbaruar me kaq pasi vetë blogerei i ka kthyer pëegjigje Adelinës në një status në Instastory. “Po Adelinë, jam fans i Azizit, po meqë ai ka kohë pa dalë ma nxjerr ti mallin e tij,”- shkruan Curri. Përgjigje plot thumbime këto!