Lupço Palevski-Pallço
Lupço Palevski-Pallço është i dyshuari kryesor për vrasjen e 14-vjecarës Vanja Gjorçevska. Sipas të gjitha gjasave ai e ka vrarë edhe 74-vjeçarin nga Velesi.
Ai është arratisur nga Maqedonia e Veriut. Përmes Beogradit ka shkuar në Bullgari ku i humbën gjurmët. Me të ka qenë edhe avokati I tij, thanë në konferencën për shtyp Ministri Spasovski dhe Prokurori Bubevski.
Lupço Palevski-Pallço është ish-pronar i një kompanie ndërtimore, pronar i emisionit “Start” dhe një Televizioni lokal. Ai ka qenë në paraburgim ekstradimi në Beograd. Në shtator 2020 ishte arrestuar në aeroportin e Beogradit rrugës për në Moskë, kurse pas 8 muajve sërish ishte lënë I lirë. Ishte arrestuar pas një fletarresti të Kroacisë, për borxhe të kompanisë së tij në këtë vend.
Pas kthimit në Maqedoni aktivizohet në politikë, duke formuar partinë pro-ruse “Desna”. Ka qenë udhëheqës i disa podcasteve në portale maqedonase.
Më 5 maj të këtij viti, sipas MPB-së, Palevski është kapur bashkë me tre persona tjerë në kërkim të arit si dhe për armëmbajtje pa leje.
Teksa të gjithë ishin në kërkim të 14-vjecares, Palevski gjatë kësaj kohe ka qenë mjaft aktiv në Facebook, duke publikuar mesazhe politike me përmbajtje nacionaliste dhe anti-perëndimore.
Postimi i tij i fundit ka qenë të premten më 1 dhjetor në ora 13.51.
Lajmi kryesor:
Ishte zhdukur prej ditësh, si u rrëmbye dhe u vra 14-vjeçarja në Shkup! U lidh këmbë e duar dhe u fut në thes brenda në bagazh! Bashkëpunëtor dhe i ati
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?
-
Po
15.6%
-
Jo
81.6%
-
Nuk e di
2.8%
Vota total: 424
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Turqia e ekstradon të dyshuarin kryesor për vrasjen e 14-vjeçares në Shkup
15 Maj, 22:47
-
Analiza: Gjyqësori në Malin e Zi dhe ndjekja penale e krimeve të luftës
12 Maj, 21:28
-
Shkup/ Betohet Presidentja e re, Davkova përdor emrin e vjetër 'Maqedoni'! Reagon Athina zyrtare: U shkel marrëveshja e Prespës
12 Maj, 14:38
-
BE sërish 'shuplakë' Greqisë për Belerin: Mosmarrëveshjet dypalëshe të mos pengojnë anëtarësimin e Shqipërisë
7 Maj, 20:02
-
VIDEO/ Shkëndija me stadium modern, nis puna për ndërtimin e impiantit në Tetovë
3 Maj, 12:12
-
Flamuri bullgar në bashkinë e Pustecit, maqedonasit: Provokim
30 Prill, 19:15
-
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditen shqiptarët
25 Prill, 08:00
-
Zyrtare/ Ernest Gjoka rikthehet në Maqedoninë e Veriut, firmos për rivalët e Shkëndijës
24 Prill, 12:39
-
Nisma e Bujar Osmanit për dalje nga Ballkani i Hapur, reale apo për fushatë elektorale?
18 Prill, 15:55
-
Maqedonia formon shtab krize për evakuimin e shtetasve nga Lindja e Mesme
14 Prill, 16:12
-
Maqedonia e Veriut në ethe zgjedhore
31 Mars, 17:08
-
Ashpërsohet retorika para zgjedhjeve presidenciale në RMV! Ali Ahmeti: Rusia ka hyrë në vendin tonë dhe ka themeluar parti
20 Mars, 19:49