Reperi i njohur në Kosovë, Ensar Elshani ose Fuego siç njihet me emrin e artit, është vënë në pranga pasi është kapur me drogë.
Ai është anëtar i grupit “On Records”, dhe është bërë i njohur nga publiku falë bashkëpunimit të suksesshëm që pati me reperin Getinjo që titullohej “Flex” dhe këngës “Hala”.
Fuego ka qëndruar në paraburgim deri sot në Tiranë, pasi akuzohet për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.
Ai u lirua me kusht, pasi detyrohet të paraqitet në policinë e Tiranës një herë në javë, çdo të premte.
Arrestimin e tij e ka konfirmuar vetë reperi përmes rrjeteve sociale, ashtu siç ka lajmëruar edhe sot lirimin nga paraburgimi.
Reperi është i martuar madje ka dhe një djalë 2 vjeç.