'Kush është trim, kush është djal
Sot atdheut zot me i dal
Pasha qiell e pasha dhe
Plumba s'kanë sa jemi ne'

Me këto vargje patriotike të Ilir Shaqirit, shqiptarët e Kosovës janë mbledhur në zemër të Prishtinës për të shprehur revoltën e tyre ndaj vendimit që Specialja dha për katër ish komandantëve të UCK-së duke i dënuar ata me 81 vite burg për krime lufte.  Për pak minuta, sheshi kthehet në një kor të vetëm, me protestues që këndojnë njëzëri këngën. Mes tyre dallohen Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit, Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit, si dhe drejtues e përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës, mes tyre edhe Vlora Çitaku, të cilët japin një mesazh të vetëm: është koha për bashkim.


Lajmi kryesor:

‘Jo në emrin tim’- Protestuesit mbushin sheshe e rrugë në Prishtinë, kundërshtojnë vendimin e Hagës për 4 ish-krerët e UÇK (FOTO)