Kush është Zoran Milanoviç që mposhti Kolinda Grabar Kitaroviç, ish-këshilltar i kryeministrit Rama

Kush është Zoran Milanoviç që mposhti Kolinda Grabar Kitaroviç, ish-këshilltar i kryeministrit Rama

Zoran Milanoviç është fitues i raundit të dytë të zgjedhjeve për president në Kroaci, sipas exit pollit dhe sondazheve zyrtare, duke mposhtur presidenten e tanishme, Kolinda Grabar Kitaroviç.

Milanovic ka kohë që është pjesë e spektrit politik kroat. Ai është i lindur në vitin 1966 dhe ishte kryeministër i Kroacisë nga viti 2011 deri në vitin 2016. Atë kohë drejtonte Partinë Socialdemokrate(SDP), parti e qendrës së majtë. Ishte lider i opozitës dy herë, nga viti 2007 deri më 2011 dhe për disa muaj në vitin 2016.

Milanovic filloi karrierën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kroacisë. Ai shërbeu si këshilltar i Misionit Kroat në Bashkimin Europian dhe NATO dhe ishte asistent i ministrit për punë të jashtme për çështje politike multilaterale.

Në vitin 2007, Milanovic u zgjodh president i SPD’së dhe formoi koalicionin me katër parti të qendrës së majtë, që fituan një mazhorancë të madhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2011.

Ai u bë kryeministër atë vit dhe udhëhoqi vendin drejt antarësimit në BE.

Kabineti i tij solli ndryshime në ligjet e taksave dhe filluan një sërë projektesh infrastrukturore. Ai njihet si përkrahës i të drejtave të komunitetit LGBT.

Shërbeu si kryeministër deri në vitin 2015. Milanovic deklaroi se do të tërhiqej nga politika pas humbjes befasuese në zgjedhje.

Ai filloi karrierën si këshilltar politik. Në këtë profesion ishte edhe si këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Vetë Rama i pyetur për këtë çështje nuk e ka mohuar. “Kroacia është e jashtëzakonshme, është një shembull fantastik i mënyrës se si ta ndjekim këtë ambicie. Zoran është një mik i madh. I kam kërkuar këshillim dhe do t’i kërkoj sa herë ta takoj. Më duhet t’i them se ai është kaq i mirë me mua se asnjëherë nuk është vonë kur jep këshillat e tij” – tha Rama i pyetur nga gazetarët kroatë.

Në qershor të vitit 2019 ai zyrtarizoi fushatën për zgjedhjet presidenciale në Kroaci me sloganin “Një president me karakter”. Programi i tij i takonte qendrës së majtë

Ai mbështetej në statistikat e tij sa ishte kryeministër dhe premtoi luftim të korrupsionit. Kroacia tani po përballet me sfida të mëdha ekonomike dhe një eksod të rinisë së vendit. 


Lajmi kryesor:

Kitaroviç humbet zgjedhjet, ish-kryeministri Zoran Milanoviç do të jetë Presidenti i ri i Kroacisë


/G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen