Dritan Hallunaj është anëtari i KLD që dha pafajësinë për Arben Frrokun. Hallunaj është zgjedhur si anëtar në 15 nëntor 2010. Ai ka lindur në 5 korrik të 1973 në Shkodër dhe është arsimuar në periudhën 1991-1995 në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Drejtësisë.

Punësimi:

1996-1998 Përmbarues gjyqësor në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

1998-2003 Gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

2004 e në vazhdim Gjyqtar i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

2008 Kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Më 03 nëntor 2010 Hallunaj dha dorëheqjen nga funksioni drejtues i Gjykatës.

Gjyqtarët që vendosën pafajësinë e Arben Frokut janë: Klodian Kurushi, Fran Prendi, Ardit Mustafaj, Liljana Baku, dhe Dritan Hallunaj.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)