Kush është kryetarja e
re e KQZ, Lefterie Lleshi

Kush është kryetarja e <br />re e KQZ, Lefterie Lleshi
Pasuesja e Arben Ristanit në krye të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është Lefterie Lleshi. Kuvendi ka votuar paraditen e sotme emrin e Lefteri Lleshit mes dy kandidaturave të paraqitura nga mazhoranca. Lleshi u votua vetëm nga mazhoranca me 73 vota pro. Lleshi u përzgjodh nga mazhoranca mes kandidaturës tjetër të propozuar prej tyre Marsida Xhaferllari.

Zonja Lleshi ka qenë pjesë e Shërbimi Informativ Kombëtar që nga viti 1992 deri në vitin 2000, pra përfshirë edhe kohën kur ky shërbim drejtohej nga Bashkim Gazidede. Nuk dihet me saktësi se çfarë roli dhe funksioni ka pasur kandidatja për kreun e KQZ-së, por mësohet se zonja Lleshi është bërë pjesë e SHIK-ut në vitin 1992 menjëherë sapo ka mbaruar Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Në të njëjtën kohë, zonja Lleshi ka punuar tek Akademia e Arteve si pedagoge e jashtme.

Në vitin 2000 zonja Lleshi është larguar nga SHIK, ndërsa ka nisur karrierën në administratë menjëherë pas ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike në 2005. Para zgjedhjes së saj si kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ajo mbante postin e anëtares se Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Njëkohësisht ajo ka mbajtur postin e këshilltares Juridike të kryeparlamentares Topalli.

Po ashtu ka punuar si Specialiste e Jashtme pranë Drejtorisë së Prokurimeve në Kuvendin e Shqipërisë. Aktualisht është drejtore në Shërbimin Juridik në Kuvendin e Shqipërisë.

Në seancën e sotme kryeministri Sali Berisha e ka vlerësuar ish- kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, për punën e bërë. Berisha, me nënqeshje dhe ironi ndaj opozitës, tha se ai ishte i pari kryetar KQZ-je i zgjedhur me konsensus.

(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Rusia dënon gazetaren e dytë amerikane në një proces gjyqësor sekret

Rusia dënon gazetaren e dytë amerikane në një proces gjyqësor sekret