Matteo Renzi e nisi jetën politike herët, sapo kishte mbushur të njëzetat. Fillimisht me një lëvizje që mbështeste Romano Prodin dhe qeverinë e tij, e më pas duke u bërë pjesë e Partisë Popullore Italiane.
Jeta e Mateo Renzit si politikan e lëviz atë më 2001 në një parti tjetër të qendrës së majtë, në partinë “Margerita”, tek e cila bëhet koordinator i saj në Firence.
Por, kthesa e fuqishme në jetën politike të Mateo Renzit ndodh në 2004, kur ai kandidon si president i Provincës së Firences. Sapo fiton zgjedhjet, ai nis menjëherë punën duke ulur taksat dhe duke shtuar investimet për kulturën dhe ambientin.
Në vitin 2007 hyn në Partinë Demokratike, e cila sapo ishte krijuar. Ajo u prezantua si një parti e qendrës së majtë me vlera progresiste demokratike.
Një vit më vonë Mateo Renzi vendos të kandidojë për Bashkinë e Firences duke refuzuar ofertën për një mandat të dytë si president i provincës. Slogani i tij: “Ose ndryshoj Firencen ose ndryshoj profesionin”, ishte mjaft domethënës, dhe në të vërtetë, Renzi iu përmbajt tërësisht këtij premtimi, duke bërë shumë për Firencen.
Nën drejtimin e Renzit, Firence bëhet një qytet me një qendër historike pedonale, dhe me një plan strukturor për ndalimin e betonizimit të qytetit.
Renzi lufton për uljen e aksidenteve rrugore dhe investon në shkolla dhe kulturë. Gjithashtu, Renzi vendos të hapë dyert e ndërtesave simbolike të qytetit për qytetarët, siç janë Palacio Vechio,Torre San Nicolo etj.
Pavarësisht se kryeministri Letta bën pjesë në të njëjtën parti që bën pjesë edhe Renzi, ky i fundit vendosi të propozonte shpërberjen e qeverisë, duke pranuar haptazi ambicien e tij për kryeministër.
Matteo Renzi është i martuar me Agnesn dhe ka tre fëmijë, Francesco, Emanuele dhe Ester, respektivisht 11, 9 dhe 6 vjeç.
Redaksia online
/Shqiptarja.com