Kush është "Amini" i Ronelës dhe
'bashkëjetesa' me Young Zerka

Kush është "Amini" i Ronelës dhe<br />'bashkëjetesa' me Young Zerka
Ronela Hajati dhe Young Zerka përfliten shpesh jo vetëm për bashkëpunimet e tyre në muzikë, por edhe për një ndjenjë që mendohet se ka lindur mes tyre. Të dy artistët flasin me superlativa për njëri-tjetrin por nuk kanë dhënë asnjëherë një përgjigje konkrete nëse ekziston apo jo diçka më shumë sesa thjesht shoqëri mes tyre.

Në një intervistë për revistën “Paloma”, Ronela mohoi aludimet që thonë se ajo dhe Young Zerka kanë nisur bashkëjetesën. “Eshtë një budallallëk me okë, sa s'di ku t'ia gjëj fillin!” ka thënë këngëtarja. Sa i takon këngës së fundit që ka publikuar me titull “Amini”, Ronela tha se në një farë mënyre ‘Zot’ për të është babai i saj i ndier:

“Amin është fjala që themi pas çdo lutjeje për çdo gjë. 'Amini' im, është babai im.” Artistja e ka shprehur shpesh mungesën që ndjen për babain e saj, por tani ‘në ka diçka për të cilën lutet, thotë 'Amin' është për shëndetin e nënës së saj, dhe një jetë të qetë’.
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot